Rahovec, zgjatet orarin e punës për aplikim të subvencioneve - Bota Sot
Rahovec, zgjatet orarin e punës për aplikim të subvencioneve

Prizreni

E martë, 14 gusht 2018

Rahovec, zgjatet orarin e punës për aplikim të subvencioneve

Më: 23 mars 2018 Në ora: 13:06
Rahovec

Drejtoria për Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Rahovecit, duke e par fluksin e madhe të fermerëve gjatë ditëve të fundit dhe afatit të paraparë qe është deri më 31 prill, për aplikim në subvencione që jepen nga MBPZHR-ja, ka njoftuar të gjithë fermerët e komunës se dita e shtunë e datës 24 dhe 31 mars, do të punohet me orar të rregullt nga ora 8:00 deri në ora 16:00.

Sipas njoftimit, fermer mund të shfrytëzojnë këtë mundësi të ofruar nga i gjithë stafi i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

“Komuna e Rahovecit është e përkushtuar që të jetë në shërbim të fermerëve dhe me këtë zotohet se nuk do të mbetet asnjë fermer pa e kryer fazën e aplikimit”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test