Milaim Zeka tregon çka i thanë Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj dhe Rexhep Selimi për komunikatën numër 59 - Bota Sot
Milaim Zeka tregon çka i thanë Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj dhe Rexhep Selimi për komunikatën numër 59

Politika

E shtunë, 21 korrik 2018

Milaim Zeka tregon çka i thanë Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj dhe Rexhep Selimi për komunikatën numër 59

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 11 korrik 2018 Në ora: 19:42
Milaim Zeka dhe Hashim Thaçi

Fadil Geci, vëllai i madh i vëllezërve Geci nga Llausha, përmes një shkrimi ka treguar se komunikatën numër 59, kundër vëllut të tij, Gani Geci, e ka shkruar Hashim Thaçi.

Këtë shkrim të tij vëllau i madh i familjes Geci e mbështeti në deklaratën e deputetit Milaim Zekes dhënë kësaj familje ku ky i fundit bazohet në dëshminë e Jakup Krasniqit , Famir Limajt dhe Rexhep Selimit.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës edhe sot me datën 11.07.2018 në orën 16:13 kemi marr konfirmim të fuqishëm nga gazetari dhe deputeti Milaim Zeka, se komunikatën nr.59 në emër të shtabit të përgjithshëm të UÇK-ës e kundër vllaut tonë Gani Gecit dhe familjes sime e ka shkruar me dorë të vet Hashim Thaçi. Sipas tre dëshmitarëve që Milaim Zeka i përmend me emër dhe mbiemër: 1.) Jakup Krasniqi2.) Rexhep Selimi3.) Fatmir Lima Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi”, ka shkruar Geci, përcjellë “Bota sot”.

Gazeta “Bota sot” ka kontaktuar me deputetin Milaim Zeka i cili është shprehur se ishin pikërisht Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj dhe Rexhep Selimit që i thanë atij personalisht se deklaratën e ka shkruar Hashim Thaçii

“Unë me Gani Gecin kur kam folur i kam thënë që Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj dhe Rexhep Selimi me kanë thënë që atë komunikatë e ka shkruar Hashim Thaçi. Unë mundem me thënë atë që më kanë treguar këta tre persona. Unë i kam thënë atyre kush e ka shkruar këtë komunikatë për arsye se nëna ime është nga Llausha andaj edhe e njohë familjen e të gjthë Gecëve, nuk kam pas ferkime as mospajtime kombëtare, i kam çmuar dhe repsektuar gjithnjë. Në bazen e asaj më ka interesuar më ditë së kush e ka shkruar dhe verzioni i këtyre tre perosnave është se komunikatën e ka shkruar Hashim Thaçi“, ka perfunuduar gazetari dhe deputeti Milaim Zeka.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test