Opozita paralajmëron zgjedhje, analistët tregojnë a mund të ndodhë kjo

Politika

Opozita paralajmëron zgjedhje, analistët tregojnë a mund të ndodhë kjo

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 13 shkurt 2018 Në ora: 16:05
Ilustrim

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ditë më parë ka deklaruar se vendi duhet të përgatitet për zgjedhje të reja.

Sipas Hotit, nëse marrëveshja e demarkacionit nuk bëhet e qartë, atëherë nuk ka logjikë të vazhdojë ky koalicion qeverisës.

 “ Me shqyrtimin e marrëveshjes së demarkacionit, kjo çështje bëhet e qartë, nëse sillet e njëjta marrëveshje e demarkacionit për votim, e që është sjellë në fakt e njëjta që është negociu dhe që është nënshkruar nga Qeveria paraprake, sigurisht duhet të kalojë në Kuvend dhe ne do ta mbështesim, por kjo Qeveri nuk mund të vazhdojë më tutje sepse nuk ka logjikë. Ka ardhur në Qeveri me kauzën e vetme që kjo marrëveshje është gabim dhe do të arrihet një marrëveshje e re me Malin e Zi dhe tash pajtohet që të procedojmë me të njëjtën marrëveshje. Nëse nuk kalon, nuk ka logjikë që të vazhdohet më tutje ky koalicion qeverisës. Edhe unë besoj që vendi duhet të përgatitet shpejt për zgjedhje të reja. Duhet një klasë e re komplet një klasë e re politike”, ka nënvizuar Hoti.

Zgjedhje të reja nuk i paralajmëron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, por edhe partia tjetër opozitare Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, në një intervistë për median slloven ka pohuar se ka mundësi që qeveria aktuale të bjerë sivjet dhe kjo natyrisht varet nga opozita që do të mund t’i bashkonte forcat për rrëzimin e saj.

Zgjedhjet e reja nuk i konsideron të shëndetshme për qytetarët, analisti politik Faik Krasniqi.

Krasniqi duke folur për “Bota sot” ka thënë se në zgjedhje Kosova mund të shkojë vetëm nëse dështon ratifikim i demarkacionit dhe liberalizimi i vizave.

Image
Faik Krasniqi

“Nuk është e shëndetshme për qytetarët e Kosovës që vendi të shkonte prapë në zgjedhje, sepse gjatë 2017 kishim dy palë zgjedhje. Sikurse opozita të ishte alternativë më e mirë për qeverisje, atëherë zgjedhjet e parakohshme do të ishin të dobishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Por, pa harruar që LDK deri pak muaj më parë ishte në qeveri dhe kishte kryeministrin  dhe nuk bëri asgjë për ta ndryshuar gjendjen e mjerueshme të pasluftes dhe me një Vetëvendosje  që pavarësisht se kishte një rritje dyshifrore dhe u bë partia më e madhe në vend me numrin e deputetëve në Kuvend, nuk i shpëtoi përçarjes dhe sipas të gjitha gjasave edhe ndarjes në dysh. Prandaj këtë vit nuk besoj që do të ketë zgjedhje. Në zgjedhje Kosova mund të shkojë vetëm nëse dështon ratifikimi i Demarkacionit dhe liberalizimi i vizave”, ka theksuar Krasniqi.

Ndërkaq, opinionisti politik Rexhep Shahu, nuk ka besim tek opozita për rrëzimin e qeverisë.

Shahu ka treguar arsyet, që sipas tij, opozita nuk është e gatshme për ta rrëzuar qeverinë.

Image
Rexhep Shahu

“Nuk besoj se është gati opozita e Albinit apo e LDK-së për të bërë opozitë për rrëzim qeverie. Natyrisht mund të rrëzohet qeveria, por vështirë të besojë opinioni tek Albin Kurti dhe opozita e tij e spektaklve me rrëzim makinash, me gazlotsjellës, pa ide të kthejllta e të qarta, por me parulla marksiste. Edhe LDK nuk besoj se është gatshme të bëjë pozitë që të marrë pushtet pasi ka punë ende me veten e vet dhe me dashurinë ndaj vetes. Derisa LDK të bindet se e vetme pa paterica mund të fitojë votat e zemrat e qytetarëve nëse nuk bënë luftë të brendshme”, ka pohuar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat