Veprimtari nga Gjermania: Këto janë përpjekjet e Edi Ramës për ta liruar Hashim Thaҫin me shokë

Politika

Veprimtari nga Gjermania: Këto janë përpjekjet e Edi Ramës për ta liruar Hashim Thaҫin me shokë

Nga: H.O. Më: 20 maj 2024 Në ora: 23:00
Bota sot/ Ilustrim

Veprimtari dhe publicist Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot”, se po rrezikon të përsëritet historia e rrezikimit të trojeve shqiptare, ku këto toka janë përdorur si kusuritje, për t`i kënaqur fqinjtë lakmiqarë.

Ai thotë se kjo ndarje e trojeve shqiptare është paraprirë nga Hashim Thaҫi, por është shokuese në këtë rast, heshtja e Albin Kurtit dhe LDK-së.

“Panegjerikët e partive-banda të PAN-it, argat të Hashim Thaçit në ndarjen e Kosovës, tashmë, të prirë nga Edvin Rama, nuk na habisin se janë në një linjë me Vuçiqin. Por, heshtja e këtyre fakteve nga Kurti me qeverinë e tij si dhe LDK-ja e përgjakur nga bandat e kuqe të LPK-së, alias PAN-it, është shokuese. Me Presidentin Macron duhet biseduar hapur e seriozisht, përse Franca rekruton kreun shtetëror të Kosovës agjent të Serbisë”, thotë ai.

Image
Idriz Zeqiraj

Zeqiraj thotë se, pritshmëria e shqiptarëve që Kurti do të përballet me fajet-krime të shtetarëve të shantazhuar, është zhgënjyese. Ai po mjaftohet vetëm me konstatimin e supër të sakt se "Kosovën e shkatërruan pushtetarët e shantazhuar!" Mosveprimi i tij ligjor, po i kushton Kosovës.

“Pjesë e dramës tragjike të Kosovës, është edhe kryeministri shqiptar, Edvin Rama. Në vend që ai, me qeverinë e tij, të angazhoheshin për zhbërjen e Asociacionit, përkundrazi, ai është bërë argat aktiv i Serbisë. Dhe, ngulmon për krijimin e Asociacionit të njëanshëm në -MIRËBESIM-, pavarësisht se 6 pikat e radhës, para të 7-ës, mbetën peng të Serbisë. Të bëmat e Ramës përhapin mjegullnajë. Ai ka angazhuar gazetarë matrapazë, në mes tyre edhe Blendi Fevziun, me ecejakët e tij në Hagë, për ta zhbërë Gjykatën Speciale, me qëllim të lirimit të Hashimit me shokë, siç kërkoi Vuçiqi nga Rama, për ndërmjetësim ke amerikanët, për ta vazhduar procesin e ndarjen të filluar të Kosovës”, vlerëson Zeqiraj.

Ai më tutje thekson se kthimi i Ramës ke Dick Marti, është hipokrizi, është çështje e vdekur, si vet Marty.

“Vërtet, nuk është mbushamendje transplantimi i organeve, andaj edhe Gjykata e ka lënë jashtë akuzës. Por, e ashtuquajtura "Shtëpia e Verdhë", si njëra nga dhjetra burgjet rurale, të improvizuara në Shqipëri dhe Kosovë, është një realitet i pademantueshëm.  Ajo shtëpi-burg është një realitet, në mesin  e shumë shtëpive, shtallave, ahureve, objekteve të braktisuara. Ato kanë qenë dajakosje e deri thertore për ushtarët luftëtarë dhe veprimtarët atdhetarë të LDK-së. Ministri i Mbrojtjes, Halil Bicaj, në një televizion të zëshëm, në mes krimeve tjera të SHP të "UÇK-së" të LPK-së, përmendi edhe vrasjen e të paktën 11 ushtarëve, të nisur në kohë të ndryshme për në Koshare, nuk kan arritur kurë në destinacion dhe as nuk janë parë kurrë më në jetë”, thekson ai.

Zeqiraj thotë se është pranim i vrasjeve politike, nga komandantët me bandat e tyre, arsyetimi i Hashim Thaçit, për krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës me, seli në Hagë: "Vrasjet e vazhdueshme të dëshmitarëve, për ekzekutimet politike, kushtëzuan themelimin e Gjykatës Speciale".

“Këtë të vërtetë, në shkallën sipërore, e deklaroi publikisht, duke qenë në cilësinë e Presidentit të Republikës. Edhe vrasja e shumë gazetarëve në Kosovë, përgjatë dhe pas luftës, denoncues të krimeve të komandantëve, është për të njëjtat motive dhe nga e njëjta Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Historia shqiptare e dy shekujve të fundit, ka qenë tragjike në tavolinat e Fuqive të Mëdha, sepse tokat shqiptare janë përdorur si kusuritje, për t`i kënaqur fqinjtë lakmiqarë. Si duket ka tendenca për përsëritjen e historisë, për vazhdimin e tkurrjes të trojeve shqiptare. Faktori politik gjithëshqiptar duhet të vetëdijësohet për fatin e përbashkët, duke treguar dinjitet dhe integritet, në mbrojtjen e trojeve aktuale”, thotë Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat