Kusari – Lila tregon a ka kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit

Aktuale

Kusari – Lila tregon a ka kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit

Më: 20 maj 2024 Në ora: 12:16
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, ka deklaruar se nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga partitë opozitare për shpërndarjen e Kuvendit.

“Kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka, është vetëm kërkesa për debatin për tri vjet qeverisje e propozuar nga AAK-ja, e cila ka propozuar edhe rrëzimin e Qeverisë. Rrëzimin e qeverisë nuk e mbështesim dhe nuk konsiderojmë se ka arsye që të votohet në favor të kësaj kërkese.

Asnjëherë nuk kemi thënë se kemi frik nga shkuarja në zgjedhje, apo rikonfimimi i mandatit te sovrani megjithatë nuk mund ta bëjmë këtë me vetëm njërin grup parlamentar të opozitës. Opozita duhet të jetë ajo që kërkon zgjedhje ose ndryshim të qeverisjes, ne konsiderojmë që kjo qeveri i ka plotësuar të gjitha kushtet për një mandat të plotë qeveritar”, ka deklaruar ajo në konferencë për media.

“Grupi parlamentar i PDK-së ka vetëm 18 vota. Por nëse ke një opozitë të bashkuar e cila kërkon shpërbërjen e Kuvendit atëherë e trajtojmë edhe deklarohemi për datën e përbashkët për shpërndarjen e Kuvendit”, ka thënë tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat