Alarmon eksperti, tregon klanin që kontrollon gjithçka: Ja pse Vulin dhe Popoviq u përfshinë në qeverinë serbe

Politika

Alarmon eksperti, tregon klanin që kontrollon gjithçka: Ja pse Vulin dhe Popoviq u përfshinë në qeverinë serbe

Nga: P.R Më: 9 maj 2024 Në ora: 12:05
Aleksandar Vulin

Përfshirjen e dy personave të cilët janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesisht për shkak të lidhjeve me Rusinë: Aleksandar Vulinin si zëvendëskryeministër dhe Nenad Popoviqin si ministër pa portofol në qeverinë e re të Serbisë, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi e sheh si mesazh të qartë të shtetit serb kundrejt SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

“Fakti se Qeveria e Serbisë është e vendosur në kundërshtim me mund të themi me veprimet e qeverisë amerikane, përkatësisht me State Departamentit amerikan, i cili tanimë ka sanksionuar edhe dy anëtarët e qeverisë së Serbisë, të cilët edhe përkundër faktit se ishin persona të sanksionuar nga SHBA-ha, ata janë pjesëtarë dhe njerëz të rëndësishëm në Qeverinë e Serbisë. Serbia ka dashur tu tregojë SHBA-ve se nuk do të marrë në konsideratë gjitha ato veprime sanksionuese që do të merren qytetarëve apo zyrtarëve të saj dhe se është e gatshme të mbajë anën e Rusisë”, shprehet Elezi për “Bota sot”.

Sipas tij, Vulin dhe Popoviq si dhe kryeministri i ri serb vinë nga klani i Novi Sadit, klan ky i cili siç thotë Elezi, kontrollon gjithçka në Serbi.

Image
Bedri Elezi

“Po ashtu vendosja e këtyre dy personave në krye të institucioneve në qeverinë e Serbisë, dhe njëkohësisht kryeministri i Serbisë vijnë nga klani i Novi Sadit, klan i cili mund të themi se kontrollon jetën publike, sigurisë dhe kriminale në Serbi dhe jashtë saj. Madje mund të përmend se ky klan ka aktivitete të shtuara në disa vende të Bashkimit Evropian, siç janë Austria, Çekia dhe Sllovakia, vende këto ku organizohen aktivitete të ndryshme të jetës së kriminale dhe poashtu ka aktivitete në vende të ndryshme në pjesën siç është Rumania apo edhe Moldavia, vende ku Bjellorusia, Kazakistani dhe vendet të cilat ky grup apo klani i Novi Sadit ndërvepron duke organizuar aktivitete të ndryshme kriminale siç është posedimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, trafikime me qenie njerëzore, organizimi i eskortave të ndryshme për shërbime të ndryshme seksuale”, deklaron Elezi.

“Ky klan i cili është shumë i fuqishëm dhe ka një ekonomi mjaftë të madhe, mund të themi një gjendje të fuqishme ekonomike, tani besoj që kontrollon të gjithë situatën në Serbi dhe mbështetet drejtpërdrejtë edhe nga grupet kriminale të Putinit, i cili ka vendosur që të kontrollojë qeverinë e Serbisë nga këto grupe kriminale”, shpjegon Elezi.

Më tej, ai thotë se qeveria e re serbe po dëshmon se është e gatshme që t’i shërbejë Rusisë për interesat e saj në Ballkan.

“Mund të themi së ka dyshime se mund të kemi aktivitete edhe më të rënda në Ballkan, por nga këto veprime të qeverisë së Serbisë, të cilat do të thotë janë të gatshëm t’i shërbejnë Rusisë për aktivitete të cilat fillimisht mund të cenojnë sigurinë në përgjithësi në rajon, dhe më pas të bëhen të rëndësishme për Rusinë për ta ripozicionuar atë si faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe politikes në Ballkan, dhe njëkohësisht për të kërcënuar edhe Ballkanin dhe Bashkimin Evropian të cilët së fundmi janë vendosur që të mbështesin aktivitetet e Ukrainës kundrejt luftës ruse e cila tenton që të marrë zona të caktuara në Ukrainë”, thekson Elezi.

“Ne e kemi parë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë miratuar pako të fuqishme për ta mbështetur Ukrainën në luftën e saj, dhe kjo është një dëshmi e sigurte se Ukraina mund të ketë sukses, dhe Rusia mund të përdor satelitin e saj, Serbinë, për të defokusuar forcat e sigurisë evropiane nga zhvillimet në Ukrainë, dhe njëkohësisht debalanacimin e politikave sa i përket Bashkimit Evropian në lidhje me mbështetjen e luftës së Ukrainës kundrejt Rusisë”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Bedri Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat