Shtrirja e institucioneve të Kosovës në veri/ Eksperti: Qeveria Kurti model për shtetndërtim - ja si mbrohet sovraniteti

Politika

Shtrirja e institucioneve të Kosovës në veri/ Eksperti: Qeveria Kurti model për shtetndërtim - ja si mbrohet sovraniteti

Nga: N. Sh. Më: 3 maj 2024 Në ora: 17:01
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla në veri

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se më në fund, pas shumë vitesh në veri të Kosovës po jetësohen ligjet dhe kushtetua e Kosovës.

Ai thotë se nga Mitrovica e deri në veri tashmë kemi shtrirje institucionale, pasi Qeveria Kurti me veprimet dhe angazhimet e saj, ka treguar se si ndërtohet shteti dhe si të mbrohet sovraniteti.

“Tash edhe në komunat veriore ka filluar të funksionon jeta ligjore, normale e qytetarëve serbë të cilët në bashkëpunim me institucionet e shtetit, po kryejnë detyrat e tyre në përputhshmëri me ligjet e Kosovës”, thotë Tërnava.

Ai shprehet se, tash vet serbët po angazhohen në jetësimin dhe zbatimin e ligjeve të Kosovës.

“Deri vonë veriu ishte qendër e kontrabandimit dhe krimit, këtë më së miri e argumenton sasia e madhe e armatimit të fshehur shumë milionësh që u gjet në shumë vende të ndryshme në ato komuna, sidomos pas sulmit terrorist të Serbisë kundër Kosovës me 24 shtator”, shprehet eksperti.

Tërnava potencon se, tash me Qeverinë Kurti, në komunat veriore po merr frymë shteti i Kosovës, me flamuj të Kosovës, ku tash po funksionon edhe ligji.

“Vendosja e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, dita ditës po forcohet, kurse ndikimi i strukturave kriminale serbe jo vetëm që po zbehet e harrohet, por edhe nga vetë qytetarët serbë po denoncohet dhe po kërkohet mbështetje e siguri tek institucionet e sigurisë së shtetit”, thotë Tërnava.

Sipas tij, pas aksionit terrorist të 24 shtatorit, dhe përqendrimit të forcave policore e të KFOR-it në veri të Kosovës, është kthyer besimi i serbëve lokal të institucionet e rendit të shtetit të Kosovës.

“Tani kur të arrihet pajtimi mes këtyre dy shteteve në fjalë, e që pritet që kjo të ndodhë shpejtë, banorët e atyre pjesëve do ta kuptojnë realitetin e plotë dhe ata të cilët do të jetojnë në ato pjesë të territorit të Kosovës, do të ju nënshtrohen ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, dhe përgjithmonë do ta kuptojnë se Kosova është shtet i pavarur që duhet të kontribuoj për zhvillimin e atyre komunave si pjesë përbërëse e Kosovës”, përfundon eksperti Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat