Arrestimi dhe kërcënimi i shqiptarëve në Luginë/ Serbia vazhdon provokimet dhe skenarët e nxitjes së tensioneve me Kosovën

Politika

Arrestimi dhe kërcënimi i shqiptarëve në Luginë/ Serbia vazhdon provokimet dhe skenarët e nxitjes së tensioneve me Kosovën

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 12 qershor 2023 Në ora: 18:21
Komuna e Bujanocit

Autoritetet serbe të premten që kaloi kanë ndaluar shfaqjen e filmave në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Ata kanë ndaluar drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, producentin dhe aktorët e filmave, duke i marrë në pyetje.

Për këtë, ka reaguar ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku. Ai këtë veprim e ka quajtur të paprecedentë dhe të papranueshëm, derisa akuzoi autoritetet serbe se paragjykuan përmbajtjen dhe tha se ky është mosdurim nacional.

“Një ditë para shfaqjes së filmave, policia e Serbisë i merr në bisedë informative drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, producentin dhe aktorët e filmave. Pa asnjë motiv konkret, e madje duke e paragjykuar përmbajtjen e filmave, autoritetet serbe ndalojnë shfaqjen e filmave deri në një vendim të radhës. Ky akt më e pakta që mund të emërohet, është mosdurim nacional”.

Një ditë më pas, seputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismaili, i cili u arrestua pasi përgatiti filma të mbështetur nga Qeveria e Kosovës, është liruar.

Kamberi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “filmat nuk do të mbahen deri me një kohë të pacaktuar”.

“I paqartë është motivi i angazhimit kaq të madhë i policisë në Bujanoc për të mar në bisedë informative dhe për të ndaluar premierën e dy filmave të aktorëve shqiptarë një ditë para se ata të shfaqen. Edhe më e paqartë është frika që ata kanë nga përmbajtja e filmave që as nuk i kanë parë”, ka shkruar ai.

Ai në fund ka paralajmëruar se “filmat do t’i shohim”, madje në një premierë më të madhe.

Lama: Serbia po shkel të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Image
Alma Lama

Duke komentuar këtë ngjarje Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se është Serbia ajo e cila po provokon tensione vazhdimisht.

Ajo më tej thotë se, ministria e Jashtme duhet angazhohet në dy plane, së pari për lirimin e menjëhershëm dhe së dyti të njoftojë institucionet ndërkombëtare për të bëmat serbe.

Shteti i Serbisë vazhdon me provokime dhe skenarë të nxitjes së tensioneve me Kosovën. Mendoj se arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës dhe aktorit është në kuadër të këtyre skenarëve.

Ministria e Jashtme e Kosovës duhet të angazhohet në dy plane, së pari për lirimin e menjëhershëm dhe së dyti të njoftojë institucionet ndërkombëtare për këtë rast dhe qasjen e Serbisë në lidhje me trajtimin që u bën pakicës shqiptare, duke iu mohuar promovimin e identitetit kulturor dhe kombëtar, dhe madje duke iu shkelur të drejtat e njeriut. Sigurisht këto fakte duhet të shërbejnë edhe në dialogun Kosovë-Serbi, ku Serbia kërkon më shumë të drejta politike për serbët në Kosovë, ndërkohë që shkel të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, përfundon ajo.

Maraj: Në Luginë, shqiptarëve ju ndalohen, zhdukën dhe vidhën trashëgimitë e tyre kulturore

Edhe analisti Milazim Maraj ka thënë se shqiptarëve në atë pjesë po iu mohet tradita, kultura.

Sipas tij, ajo çfarë ndodhi në Bujanoc, serbët këtë e bënë vetëm së këta filma ishin sponsorizuar nga Kosova.

“Shqiptarëve në trojet e veta të mbetura në Serbi u mohohen edhe të drejtat elementare të garantuara me konventa ndërkombëtare. Atyre u mohohet gjuha kultura dhe historia e tyre. Ju ndalohen, zhdukën dhe vidhën trashëgimitë e tyre kulturore. Për dy filma që ishin paraparë të shfaqeshin në Bujanoc u ndaluan dhe jo vetëm kaq por edhe u arrestuan i mbajtën në stacionin e policisë dhe më pas i morën në pyetje drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc dhe njërin nga aktoret. Këtë e bënë vetëm së këta filma ishin sponsorizuar nga Kosova. Ndërkaq Serbia në Kosovë sjell armë dhe i përdorë ato kundër NATOS, Policisë së Kosovës, gazetarëve dhe serbëve që duan të jetojnë të lirë dhe të qetë në Kosovë. Këtë Serbia e bënë në Komunat shqiptare të banuara me shqiptarë ndërsa serbet në Kosovë që për nga numri janë shumë me pak dhe kanë të drejta më shumë së çdo minoritet në botë benë presion të vazhdueshëm mbi shtetin e Kosovës gjëja për sigurinë e tyre”, thotë ai.

Tutje, Maraj thotë se Serbia është ajo e cila nuk po zbaton asnjë marrëveshje, madje ajo po përdor vetëm dhunë, shantazhon e kërcënon.

Image
Milazim Maraj

“Nuk zbaton marrëveshjet e nënshkruara dhe nuk nënshkruan marrëveshjet e pranuara. Krijon gjendje të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, shantazhon kërcënon, vret pjesëtaret serb që nuk përfillin urdhëratë e Qeverisës serbe. Serbia plagosi dhe lëndoj 30 ushtarë të KFOR-it, shumë gazetarë shqiptarë dhe polic shqiptarë të Kosovës. Kjo po ndodhë në këtë kohë kur shqiptarët janë të pa organizuar, kur Kryeministri shqiptarë në vend që të ngritë zërin në instanca më të larta evropiane dhe në OKB për të mbrojtur shqiptarët ai behët korrier i dëgjueshëm dhe servil i kriminelit Vuçiq dhe klikës së tij antinjerëzore. Kur shqiptarët e Kosovës të ndarë dhe përçarë në parti politike harrojnë që janë shqiptar, nuk arrijnë të tubohen dhe të sjellin vendime të rëndësishme sikur në vitet 1989- 2004”, shprehet ai.

Maraj, thotë se duhet të reagojnë edhe ambasadat tona të Shqipërisë dhe Kosovës e aty ku janë shqiptarë edhe ambasadat e Maqedonisë.

“Kryeministri e as Presidentja e Kosovës nuk arrijnë t’i tubojnë vlerat e veta intelektuale për të artikuluar mirë kërkesat dhe për të i mbrojtur si ka hije vlerat të na kombëtare. Kjo po ndodhë kur në Mal të Zi kemi një kryeministër me emër shqiptar që për kisha serbe dhe ngadhënjimin e saj mbi shtetin e Malit të Zi dhe popullin malazez dhe shqiptarë bëri namin kurse për të drejtat shqiptare as që merret me to. Kemi një përfaqësim të përafërt të shqiptarëve në Maqedoni por ata as nuk i fton kush që të bisedojnë për problemet të përgjithshme shqiptare. Ndërsa Serbia dërgon misionaret e vet në Rusi dhe merren vesh e sjellin vendime për “Botën Ruse dhe “botën serbe” që janë njësoj. Nuk ka reagime në OKB nga përfaqësuesi i Shqipërisë dhe aleatëve tonë. Nuk reagojnë ambasadat tona të Shqipërisë dhe Kosovës e aty ku janë shqiptarë edhe ambasadat e Maqedonisë. Nuk informohen dhe sensibilizohet shtetet mike të Shqipërisë dhe Kosovës, as që është provuar ndikimi i tyre në vendime të rëndësishme për shqiptarë. Kah mos sheh dhe lexon probleme të shqiptarëve për pushtet madje edhe duke rrezikuar shtetet e tyre. Për interesa grupore dhe madje shumë afatshkurtra, dhe me vlera shumë të ulëta deri në komprometuese. Serbia vazhdon planin e vet shfarosës për shqiptarë. Planin e bazuar në memorandumin e Qubrilloviqit, madje duke e respektuar pikë për pikë. Në këtë planë rrolin e vet antishqiptarë po e luan edhe BIK”, deklaron ai.

Në fund, ai thotë se të arrestuarit në Bujanoc duhet të kenë përkrahje e jo të sulmohen, dhe për këtë të kenë përkrahje edhe nga institucionet tona që kërkesat e tyre të i përgatitin mirë pa humbur kohë dhe të i tregohet miqve tonë se shqiptarët po përballën e serbet ruset dhe proruset.

“Duke bërë propagandë antishqiptare për mese të hoxhallarëve të vet spiun të shitur më shumë së një herë. Kjo nuk ka si të quhet ndryshe veç se një fushatë e përgjithshme antishqiptar duke shfrytëzuar të gjitha mjetet e mundshme. Koha nuk është në favorin tonë andaj shqiptarët janë të rrezikuar njësoj në të gjitha trojet tona. Shumë i domosdoshëm është një konsultim përmbajtjesor kombëtar jo spektakël sikur ky e qeverive tona të Shqipërisë dhe Kosovës. Në të kundërtën po vazhdon madje në masë të madhe largimi i shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, po vazhdon asimilimi i shqiptarëve pa ndërprerë. Xhamitë në Kosovë mohojnë dhe ndalojnë përdorimin e gjuhës shqipe, dëmtojnë pa mëshirshëm kulturën tonë kombëtare. Si guxuaka një hoxhë në Vitomiricë të shprehët:” Gjuha shqipe është haram gjuhë e kaurrit dhe e lanetit” dhe të qëndroj ende si hoxhë të vazhdoj predikimet e tij antishqiptare. Kush qëndron prapa tij? Si duruan ata besimtarë të mjerë që kanë qëndruar kokulur derisa hoxha spiun serb i komanduar nga kryemiftiu i ti Trifunoviq ofendonte gjuhën e nënës së tyre. Ndërsa BIK heshtë!. A nuk është kjo heshtje bashkëveprim? Apo është BIK qendra e tyre?

Pra përveç shtetit rus, serb, Kishave serbe rrol antishqiptarë kanë marrë edhe xhamitë në Kosovë. Sikur pati ai që ndërtojë 1000 xhami në Kosovë. Madje çdo kund afër Maxhistraleve të Kosovës. Delegacioni i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës duhet të përkrahet më përkushtim. Behët fjalë për mbi 130.000 shqiptarë të rrezikuar nga shteti kriminel serb dhe falangat e tij të akorduara me Iranin dhe forcat tjera prodhuese të errësirës. Për këtë përkrahje duhet të formohet një grup kombëtar, profesional me vizion të çartë dhe artikulim adekuat të paraqitjes së gjendjes reale. Për këtë duhet të angazhohen të gjitha ambasadat shqiptare të Kosovës dhe të kërkohet përkrahje nga të gjitha shtetet mike. Të mos lejohen më paradat e grave të mbuluara në Luginë e Preshevës, së ato nuk sjellin asgjë të mirë me ato fotografi përveç që dokumentojnë gënjeshtrat ruse dhe serbe për shqiptarët fundamentalist islam.

Kjo armatë antishqiptare përkrahët me forca të Ëagnerit dhe kriminale serbe në veri të Mitrovicës dhe arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, arrestimit të aktorëve shqiptarë kështu të sulmuar nga të gjitha anët meritojnë përkrahje nga BE dhe SHBA. Për këtë përkrahje të përgatitën institucionet tona që kërkesat e tyre të i përgatitin mirë pa humbur kohë dhe të i tregohet miqve tonë se shqiptarët po përballën e serbet ruset dhe proruset. Koha nuk pret!”, përfundon analisti Milazim Maraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat