Konkursi për policë të rinj në veri, eksperti i sigurisë paralajmëron qeverinë – ja çka duhet të ketë kujdes

Politika

Konkursi për policë të rinj në veri, eksperti i sigurisë paralajmëron qeverinë – ja çka duhet të ketë kujdes

Nga: P.R Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 22:18
Foto arkiv

Mbi 550 pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, muaj më parë dhanë dorëheqje në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe me targa të Kosovës.

E tani në konkursin e ri, bëhet e ditur se vetëm 140 pjesëtarë të komuniteteve joshumicë kanë aplikuar deri më tani në konkursin e Policisë së Kosovës për punësimin e punëtorëve të rinj në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.

Por sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, konkursi i ri i shpallur nga Policia e Kosovës duhet të analizohet në dy sfera.

“Në konkursin e fundit të publikuar nga ana e PK për të mbushur boshllokun e saj në pjesën veriore si rezultat i veprimeve politike të ish pjesëtarëve të grupit "Rojet e Urës" që ishin inkuperu si rezultat i marrëveshjes politik në Bruksel. Mund themi që këtë konkurs duhet të analizohet në dy sfera: 1. Sferën politike ku dihet që marrëveshja ndërkombëtare tani ajo e Brukselit do të detyroj institucionet tona të terhjeken nga veprimi ligjor procedural duke ju lejuar rikthimin e tyre apo do të gjendet një modalitet politik që tejkalon çdo norme aktuale e zbatueshme”, thotë Shala për “Bota sot”.

Image
Drizan Shala

“Në sferën e sigurisë, duhet te kemi një qëndrim procedural që garanton mbarëvajtjen dhe efikasitetin e institucionit ne veri të vendit në njërën anë, ndërsa në anën tjetër duhet të ju behet çdo aplikanti verifikimi nga institucioni që ka aplikuar duke mbështetur në memorandumet e bashkëpunimit me segmentet tjera të sigurisë”, shton Shala.

Siç thotë ai, duhet të ketë kujdes që mos të kontrabandohen si anëtarë të Policisë së Kosovës pjesëtarë të strukturave serbo-ruse që veprojnë në veri të Kosovës.

“Sepse nuk duhet lejuar që të kontrabandohen pjesëtarë të cilat do të vazhdojnë politikën destruktive të Serbisë-Rusisë në kuadër institucioneve tona. Dhe mos të jemi në një situatë komplekse dhe të pa parashikuar nga veprimet e tyre të mundshëm në dëm të rendit dhe sigurisë së Kosovës”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Kujtojmë se konkursi për pranimin e policëve të rinj u hap në fillim të janarit, ndërsa më pas u shty deri më 10 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat