“Ataku i Serbisë ndaj Kosovës” – Profesori ‘godet’ Ramush Haradinajn: Po i del në mbrojtje Radojçiqit!

Politika

“Ataku i Serbisë ndaj Kosovës” – Profesori ‘godet’ Ramush Haradinajn: Po i del në mbrojtje Radojçiqit!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 21:08
Ramush Haradinaj dhe Milan Radojçiq

Tashmë disa ditë, në veriun e Kosovës, situata e sigurisë është acaruar.

Grupet kriminale serbe, të mbështetura nga Lista Serbe, dhe liderët politik në Serbi, duke filluar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, kryeminsitrja Ana Bërnabiq dhe gjithë të tjerët, kanë vendosur barrikada në rrugë.

Përveç kësaj, kriminelët serbë, kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës, por edhe EULEX-in.

Sulmet e kryera nga kriminelët serb kanë ngjallur reagime të ashpra.

Të gjithë po kërkojnë që të largohen barrikadat, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Image
Policia e Kosovës në veri

Në lidhje me situatën e sigurisë në veri dhe sulmet e grupeve kriminale serbe, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Ai thotë se, sulmet ndaj policisë së Kosovës vijnë nga bandat e Radojçiqit në bashkëpunim me qeverinë e Serbisë për të destabilizuar situatën në veri.

“Ky kordinim i trazirave dhe sulmeve ndaj policisë së Kosovës vjen nga dy anë, nga kriminelët e Radojçiqit brenda Kosovës dhe nga Petkoviqat, Brnabiqat dhe Vuçiqat serbë jashtë Kosovës, po në bashkëpunim dhe me opozitën e korruptuar të PDK-së e AAK-së në krye me Haradinaj që politikisht më shumë është duke anuar nga shoku i tij i bizneseve korruptive Radojçiqi, sesa nga qeveria e Kurtit”, thotë ai.

Mehazi kritikon opozitën në Kosovë, që sipas tij, indirekt po përkrahin sulmet serbe ndaj policisë.

 

Image
Pamje nga barrikadat në veri

“Kur Kosova e policia është duke u sulmuar nga kriminelët serbë në veri, partitë opozitare në vend që të bëhen tog me qeverinë, ata më shumë sesa indirekt përkrahin sulmet serbe ndaj policisë së Kosovës”.

Sulmet ndaj Policisë dhe deklarata e Vuçiqit për dërgimin e 1000 ushtarëve në Kosovë, Mehazi i quan atak i Serbisë ndaj Kosovës.

“Situata e vështirë në veri, gjuajtja ndaj policëve dhe kërcënimet e Serbisë me ardhjen e 1000 njësive speciale serbe brenda Kosovës është atak i drejtpërdrejtë i Serbisë ndaj Kosovës, dhe, kjo situatë tensionuese e detyron qeverinë e Kosovës, ushtrinë dhe policinë e saj në bashkëpunim me KFOR-in dhe ndërkombëtarët sidomos të SHBA-së të mbrohet fuqishëm Kosova me anë të sulmeve të ashpra ndaj bandave krimenele serbe në krye me Radojçiqin dhe Listën serbe”, përfundon Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat