“Nuk ka më rrugë tjetër”/ Eksperti i sigurisë paralajmëron Serbinë! NATO-ja mund ta...

Politika

“Nuk ka më rrugë tjetër”/ Eksperti i sigurisë paralajmëron Serbinë! NATO-ja mund ta...

Nga: Nehat Shaqiri Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 19:55
Aleksander Vuçiq dhe Albin Kurti

Raportet në mes Kosovës dhe Serbisë janë acaruar aq shumë sa që, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të bëj kërkesë për dërgimin e 1000 trupave serbë në Kosovë duke u thirrur në rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Ky acarim vjen pas tensioneve të vazhdueshme në veri të Kosovës.

Tashmë janë bllokuar shumë rrugë në veri nga kriminelët serbë.

Ndërkombëtarët kanë kërkuar që ato rrugë të lirohen dhe kanë thirrur për qetësi të situatës.

Përveç kësaj, në veri edhe janë sulmuar policia e Kosovës dhe EULEX-i nga serbët kriminelë.

Se mund të acarohen edhe më shumë raportet e thotë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Siaps tij, KFOR-i e ka obligim ta ruaj sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës.

“Tani si forcë ndërkombëtare që i ka kompetencat që ta ruaj rehatin dhe pavarësinë e Kosovës, këtë duhet ta bëj në kufijtë e sajë të cilët si shtet i pavarur  na e ka konfirmuar edhe gjyqi ndërkombëtar- GJND, duke vendosur në favorin e Kosovës, në të cilin gjyq Serbia ishte ankuar kundër pavarësisë së Kosovës. Tani kur dihet që KFOR si pjesë e NATO-s, dhe kompetencat ligjore që i ka, duhet ta dijë edhe vetë Serbia sepse e ka përvojën e viteve 1999, nëse Serbia hyn në luftë me NATO-ne, do të vjen në pikëpyetje edhe vetë ekzistimin e kësaj Serbie”, thotë ai. 

Sipas tij, me këto mënyra të kërcënimit të dhunshëm nga ana e Serbisë, po sfidohet dhe rrezikohet seriozisht sovraniteti i shtetit të Kosovës, nga kërcënimi tani i hapur për agresion ushtarak nga Serbia, duke kërkuar edhe me forcë formimin e Asociacionit.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai thotë edhe opozita po bën plane për të pamundësuar funksionimin e institucioneve të shtetit.

Tërnava vazhdon kritikat ndaj opozitës, derisa shton se në Serbi kan zbarkuar grupe të ndryshme të nga Rusia, ushtarak e paraushtarak, si dhe mercenar për të cilët askush nuk mund të garantoj që strategët e Putinit, s'i kanë përgatitur shumë prej tyre për qëllime djallëzore, për planet e fshehta të Rusisë e të Serbisë,  të cilët mund të aktivizohen si celula të “fjetura” të shpërthimit dhe të luftës dhe destabilizimit, ku për interesin serb. Kosova është pikë e parë e cakut.

“Edhe nga ky fakt i dyndjeve ruse në Serbi duhet t’i shqetësoj politikanët tonë, dhe duhen të ndjehen të shqetësuar këta politikanë me pamje të errët të tyre, nga lakmia për pushtetin, e duke harruar shtetin, kur në OKB, Presidenti serb takon përfaqësues të vendeve dhe shteteve që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, Presidenti serb mundohet t'i shti në "gjynah" ca anëtarë në OKB duke u viktimizuar dhe duke kërkuar ndihmë nga aleatët e Vladimir Putinit dhe në të njëjtën kohë ka ngritur në shkallë gatishmërie ushtarakët dhe xhandarmërinë serbe në kufi me Kosovën, duke kërcënuar me luftë, e duke akuzuar qeverinë e Kosovës kinse po armatoset për të sulmuar serbët në veri të Kosovës”, thotë Tërnava.

Ai pohon se, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përveç që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe krimet e bëra nga regjimi i Millosheviqit, po mban edhe lidhje shumë të ngushta me Rusinë.

“Kjo sjellje është cinike, e hipokrite e kësaj klase të pa përgjegjshme politike, atyre që sot janë në opozitë, e dje ishin në pushtet, që nuk bashkohen në një front të  mobilizimit për ruajtjen dhe mbrojtjen e shtetit, por janë të gatshëm të rrënojnë gjithçka që është ndërtuar deri tash, vetëm që ta rimarrin pushtetin”, shton ai.

“Politikat ndërkombëtare serbe si po zhvillohen në këtë kohë, më së shumti i shkojnë në dëm Serbisë. Sikur Serbia të ishte më e përafërt me shtetet demokratike që janë në përkrahje të Ukrainës, dhe të ishte e distancuar nga Rusia, besoj se Kosovës tani do i shkaktonin dëme politike më të mëdha, sepse Serbia do të ishte më kooperuese me shumicën e shteteve demokratike dhe Serbisë do i plotësoheshin kërkesat e saja që i ka pretenduese ndaj Kosovës”, shton ai.

Në fund, ai paralajmëron se Serbia nuk ka rrugë tjetër për të arritur qëllimin e saj.

“Serbia nuk ka më rrugë tjera për t’ia arritur qëllimit, dhe duhet të jetë e gatshme që më në fund t’i pranon ato kushte të negociatave përfundimtare që faktori ndërkombëtar, si Amerika me shtetet e BE po ia ofrojnë Serbisë, dhe këto kërcënime të fundit që po i bënë Serbia ndaj Kosovës, do të jenë edhe si satisfakcion se Kosovën e ka humbur politikat Millosheviqiane e atyre kohërave, që Vuçiqi të mbetet në pushtet edhe për vite të tjera”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat