“Rreziku është i lartë”/ Paralajmërohen veprime kriminale të armatosura në veri - Kërkohet mobilizim ushtarak në mbrojtje të Republikës

Politika

“Rreziku është i lartë”/ Paralajmërohen veprime kriminale të armatosura në veri - Kërkohet mobilizim ushtarak në mbrojtje të Republikës

Nga: M.L Më: 10 shtator 2022 Në ora: 08:03
Policia e Kosovës

Të premten në orët e mëngjesit në vendin ku është vrarë heroi Enver Zymberi, është vendosur një afishe me shkronja të mëdha ç’cirilike, në të cilën shkruan “Ne jemi këtu! Në pritje”.

Po ashtu, përfaqësuesit e Listës serbe nuk e kanë pritur mirë patrullimin e Policisë së Kosovës, mbi liqenin e Ujmanit.

Ky subjekt, ka deklaruar të premten se “përpjekja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, nuk do të mund ta frikësojnë popullin serb përmes udhëtimeve në liqenin e Ujmanit në veri”.

Përmes një komunikate për media, ka kërcënuar duke thënë se “vartësit e Kurtit të mendojnë mirë para se t’i mbështesin aktivitetet policore atje, të cilat i ka quajtur të paligshme”.

Lidhur me këto zhvillime gazeta ka biseduar me juristin dhe njohësin e çështjeve politike në vend Muhamet Kelmendi.

Ai ka thënë se bandat serbo-ruse të udhëhequra nga krimineli Vuçiq veprojnë me armë në veri të Republikës.

Sipas tij, këto banda të organizuara dhe të udhëhequra nga neo- shovinisti Aleksander Vuçiq janë të përgatitura për luftë në veri.

“Krahas këtyre bandave po vepron në veri edhe organizata famëkeqe kriminale e "Vrangelit".

Këto dy grupe se bashku me policët e Vuçiqit dhe të Lëizjes serbe veç e kanë bllokuar veriun e Republikës.

Këtej priten veprime kriminale të armatosura. Ato presin vetëm urdhrin nga Beogradi dhe Moska. Këto banda do të bllokojnë veriun dhe të godasin policinë e Kosovës.

KFOR është më mirë i mbrojtur dhe nuk besoj se do të goditet nga këta kriminelë”, ka thënë profesori.

Ai ka shtuar se qëllimi i këtyre bandave është ndarja e veriut nga Kosova dhe bashkimi me Serbinë ose krijimi i ndonjë subjekti të ri shtetëror.

“Natyrisht se këtu përfundon Republika së ekzistuari, sepse humb territor dhe nuk mbetet tjetër, përveç luftës për jetë a vdekje.

Afishja e vendosur te vend ku u vra heroi Enver Zymberi:

"Ne jemi këtu në pritje", tregon se në veri janë forca të armatosura neofashiste serbo-sllavo-ruse dhe vetëm momentin presin për të vepruar.

E kuptueshme është se Kosova nuk duhet që t’i anashkalojë këto thirrje në veri”, ka potencuar Kelmendi.

Kështu, sipas ti nga Kosova kërkohet që të përgatitet dhe të bëjë mobilizim të forcave të afërta në vend për të mbrojtur Republikën.

“Rreziku është i lartë, e prandaj kërkohet syçelëti dhe mobilizim ushtarak në vend”, ka përfunduar ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat