Arrestimi i një “grupi të strukturuar kriminal e institucional” nga Policia, eksperti i sigurisë paralajmëron ‘rrufenë’ e radhës!

Politika

Arrestimi i një “grupi të strukturuar kriminal e institucional” nga Policia, eksperti i sigurisë paralajmëron ‘rrufenë’ e radhës!

Nga: N. Sh. Më: 16 mars 2022 Në ora: 22:07
Policia e Kosovës

Doktori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami e ka komentuar arrestimin e një numri të madh të zyrtarëve shtetëror në aksionin e quajtur “Pika” të Inspektoratit Policor dhe Doganës.

Nga ky aksion janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga Policia e Kosovës dhe dy nga Dogana.

Për këtë çështje, Islami thotë se, pas arrestimit të një numri aq të madh të zyrtarëve policorë në Policinë e Kosovës, dhe duke iu referuar Inspektoratit dhe Prokurorit ky grup i madh institucional i organizuar, përcjellurr, vëzhguar dhe hetuar për një vit e më tepër, tegon se, veprimtaria e këtij grupi i ka fillet shumë të hershme dhe se puna e tyre në aktivitetin kriminal ka vepruar për vite të tëra.

“Nuk është hera e parë që institucionet e shtetit duke filluar nga Policia e Prokuroria janë duke u marrë me raste të rënda siç janë rastet e “Telefonave”, Subvencioneve dhe tash arrestimin e këtij grupi të 50 vetave, një grup kriminal e institucional, pra njerëz të institucionet e sigurisë, kjo tregon se shteti është në rrugë të mbarë që të luftojë krimin dhe korrupsionin”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, sipas statistikave të State Departamentit Amerikan dhe institucioneve tjera kridibile, Kosova jo rastësisht radhitet me një shkallë të lartë të kriminalitetit, pra krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Image
Avni Islami

“Fatëbardhësisht populli e ka kuptuar që pas arrestimeve të fundit kjo rrugë do të vazhdojë, pavarësisht që a do të jetë e gjatë a po e shkurtër, dhe para ligjit të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës janë të njëjtë, qoftë qytetar i thjeshtë, profesor, polic, gjykatës apo politikan”, shprehet ai.

Ai beson që në një të ardhme jo të largët forca e drejtësisë do të tregojë se në këtë vend askush nuk është para ligjit dhe të gjithë janë të barabartë.

“Unë besoj që ky grup i strukturuar kriminal e institucional do t’i vë në panik edhe grupet tjera, dhe se kjo do t’i ndihmojë bashkëpunimit të qytetarëve me institucionet përgjegjëse për parandalimin e krimit të organizuar. Kjo do të thotë se, qytetarët do të rrisin besimin në Polici, Prokurori dhe Gjykata. Unë pres që aksionet e tilla të vazhdojnë edhe më tutje dhe se Kosova do të bëhet një vend ku do të sundojë ligji”, përfundon Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat