Të stopohet diskriminimi dhe zhdukja e shqiptarëve në Medvegjë / T’u pasivizohen adresat serbëve - Reciprocitet

Politika

Të stopohet diskriminimi dhe zhdukja e shqiptarëve në Medvegjë / T’u pasivizohen adresat serbëve - Reciprocitet

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 15 shkurt 2022 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Lugina e Preshevës aktualisht është pika më e ndjeshme shqiptare në gjithë gjeografinë shqiptare, jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.

Të dënuar me shtypje serbe, mohim të të drejtave, varfërim dhe përbuzje deri në poshtërim, duke jetuar ndërmjet Kosovës, si shtet amë, dhe mërgimit, në anë tjetër, janë në zgripc të jetës në trojet e tyre.

Madje së fundi është raportuar se në Medvegjë po fshihet çdo gjurmë shqiptare, përfshirë edhe shenjat e informacionit.

“Partia në pushtet SNS vazhdon t’i heqë tabelat dygjuhëshe në Komunën e Medvegjës. Gjuha shqipe po hiqet sistematikisht nga të gjitha shenjat e informacionit (objektet e kujdesit shëndetësor, emrat e rrugëve, informacionet turistike) “, njofton aktivistja Flora Ferati-Sachsenmaier.

Qarri: Serbia si shteti më shqiptarofob, Kosova dhe Shqipëria ta ngrisin zërin për shqiptarët në Luginë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat