Serbisë i shuhen shpresat për asociacion ekzekutiv! / Ukraina po e ndryshon fatin e bisedimeve

Politika

Serbisë i shuhen shpresat për asociacion ekzekutiv! / Ukraina po e ndryshon fatin e bisedimeve

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 13 shkurt 2022 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Themelimi i një asociacioni me kompetenca ekzekutive për komunat me shumicë serbe mbetet një nga kërkesat e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, për të shkuar më tej në dialog, ndërsa nuk ka treguar asnjëherë se çfarë ofron ajo për shqiptarët.

Liderët e vendit tonë janë të vendosur që mos të miratohet kjo kërkesë, përcjell “Bota sot”.

Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Dy vjet më vonë, të dyja palët janë pajtuar edhe për parimet për themelimin e tij.

Pas marrëveshjes së vitit 2013, Kosova dhe Serbia në Bruksel në vitin 2015, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e Asociacionit. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje në 23 pika, me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Mirëpo, pavarësisht insistimit të Serbisë që një marrëveshje e tillë të arrihet, përveç kundërshtimit nga Qeveria e Kosovës, së fundmi edhe njëherë kundërshtimi është bërë nga presidentja Vjosa Osmani, e cila ka theksuar se nuk do të ketë një marrëveshje të atillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat