Hashim Thaçi kërcënonte Rugovën, Bukoshin dhe Rr. Berishën: “Tradhtarë që së shpejti do të dënohen” / Provat që demantojnë Bukoshin

Politika

Hashim Thaçi kërcënonte Rugovën, Bukoshin dhe Rr. Berishën: “Tradhtarë që së shpejti do të dënohen” / Provat që demantojnë Bukoshin

Idriz Morina Nga Idriz Morina Më 11 shkurt 2022 Në ora: 11:01
Hashim Thaçi

Si u vra koloneli Ahmet Krasniqi, dhe si mundet që një armiqësi e ‘përjetshme’ e Bujar Bukoshit, të kthehet në raport poshtërues të tij me Thaçin.

Vrasje, plagosje, rrahje

Ja se si Tim Judah, e përshkruante gati 24 vjet më parë vrasjen e ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqit.

“Më 21 shtator, persona të panjohur kanë vrarë Krasniqin në Tiranë. Tri ditë më parë, UÇK-ja praktikisht kishte shqiptuar një dënim me vdekje për të pasi denoncoi një komandant tjetër të FARK-ut si tradhtar”, shkruante Judahmë 1998, kohë në të cilën është marrë edhe me analizimin e zhvillimeve politike në Kosovë dhe rreth saj.

Në të njëjtin artikull, ai e përmend arrestimin e 13 politikanëve shqiptarë, të cilët ishin në institucione ose mbështetës të ‘Shtetit paralel’. Me këtë ai donte të përcillte në Perëndim idenë e dhunës së shfrenuar ndaj mbështetësve të Rugovës. Në fakt Judah nuk ishte përkrahës i Presidentit, por po mundohej ta jepte një imazh gri tëtë gjithë shqiptarëve.

“Në mesin e shtatorit, 13 politikanë të Prishtinës u ndaluan nga UÇK-ja për dy ditë. Qëllimi i UÇK-së nuk ishte vetëm t'u tregonte atyre politikanëve se ekzistonte ende, por t'u fuste frikën”. Ndërsa, tri ditë pas vrasjes së ministrit Krasniqi, “më 24 shtator Sabri Hamiti u qëllua, por nuk u vra”, shkruante Judah.

Sabri Hamiti, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, dhe mik i presidentit Rugova, ishte qëlluar me tre plumba në hyrje të banesës së tij në lagjen “Kurrizi” në Prishtinë, por që për fat u mbijetoi plagëve.

Përkeqësimi i raporteve

Sipas mediave perëndimore të kohës tensionimi i raporteve po vazhdonte, dhe se dhuna, si rezulton ishte njëdrejtimëshe, komandantët e Rognerit, po i shënjestronin mbështetësit e Rugovës.

Më 2 prill 1999, Hashim Thaçi e kishte shpallur veten kryeministër të Kosovës, ndërsa BujarBukoshi atëherë refuzonte ta njihte, që sipas informacioneve të kohës, ai mund të ishte numri 2 në qeveri. Bukoshi kishte deklaruar aso kohe se qeveria nuk ishte formuar në bazë të konsultimeve me forcat e tjera politike shqiptare të Kosovës.

Më 6 prill, 1999, Hashim Thaçi e kishte shpallur edhe pjesën tjetër të kabinetit qeveritar, që sipas Jakup Krasniqit, e kishte këtë përbërje: Kryeministër Hashim Thaçi, nga UÇK-ja; Zëvendëskryeministër MehmetHajrizi, (LBD); Ministër për Informim Bajram Kosumi (LBD); Ministër i Financave Adem Grabofci (UÇK); Ministër i Emigracionit (Diasporës) RifatBlakaj (LBD); Ministër i Rendit (Punëve të Brendshme) Rexhep Selimi (UÇK), Ministër i Drejtësisë, HydajetHyseni (LBD); Ministër i Informimit për Kosovë, KadriVeseli (UÇK); Ministër i Mbrojtjes AzemSyla (UÇK) dhe ministër i Pushtetit Lokal Ramë Buja (UÇK), shkruante me 6 prill 1999 Instituti për raportim në luftë dhe paqe (The Institute forËar&PeaceReporting).

Por, kërcënimet dhe presionet ndaj strukturave të Republikës së Kosovës po vazhdonin. “Tensionet dhe akuzat e ndërsjella mes Bukoshit dhe Thaçit janë rritur gjatë dy javëve të fundit. Thaçi Rugovën, Bukoshin dhe komandantin e FARK-utRustem Berishën, i ka cilësuar, “tradhtarë që së shpejti do të dënohen””, shkruante Nju Jork Times.

Po ashtu për t’ia dhënë imazhin se forcat institucionale po dështonin në luftë, ata po bënin çdo gjë që të pengonin që armatimi të shkonte në duart e ushtrisë dhe që po ashtu vullnetarët të pengoheshin dhe të mos i bashkoheshin njësive të FARK-ut.

“UÇK-ja është përpjekur gjithashtu të pengojë FARK-un që të rekrutojë luftëtarë të rinj në mesin e emigrantëve në Evropën Perëndimore. Qendrat e rekrutimit të UÇK-së, të ngritura në portin kryesor shqiptar të Durrësit, në kryeqytetin Tiranë dhe në qytetin verilindor të Kukësit, po urdhërojnë të gjithë shqiptarët etnikë që t'i bashkohen UÇK-së, jo FARK-ut”, shkruanin mediat amerikane atë kohë.

Por, në fund të luftës rezultoi se e vetmja histori suksesi e lavdishme e luftës, ishte ajo që u udhëhiq nga forcat qeveritare të Republikës, duke fituar në Koshare kundër ushtrisë serbe dhe forcave të tjera shoqëruese të saja.

“Haliti dhe Syla nuk njihen për temperamentin e tyre të ëmbël”

Po ashtu kërcënimet e Thaçit ndaj Bukoshit kishin vazhduar, kësaj here, Thaçi dhe grupi i tij i donin të gjitha paratë e Qeverisë së Republikës, t’u jepeshin atyre, pavarësisht që e kishin fondin “Vendlindja thërret”.

“Lufta midis dy grupeve për financimin është intensifikuar javët e fundit. Thaçi në një deklaratë javën e kaluar tha: “I bëjmë thirrje Bukoshit që menjëherë t’ia dorëzojë qeverisë së re mjetet që ka mbledhur për shtatë vitet e fundit”. Mirëpo, Bukoshi refuzoi ta bëjë këtë dhe kundërshtoi: “Ne do t'i përdorim fondet tona për të financuar luftën e armatosur të popullit kundër pushtuesit serb në Kosovë”, tha ai duke iu referuar luftëtarëve të tij të FARK-ut”, shkruanin mediat amerikane.

Një diplomat perëndimor e komentonte kështu sjelljen e Thaçit dhe të grupit të tij: “se taktikat e pamëshirshme të zotit Thaçi janë legjendare në rajon”. Diplomati shpjegonte: “Thaçi ka reputacionin se është goxha i ashpër... Haliti dhe Syla nuk njihen për temperamentin e tyre të ëmbël. Kjo është një lagje e vrazhdë dhe ndodhin frikësime dhe atentate”, kishte deklaruar një diplomat perëndimor për gazetën amerikane Nju Jork Tajms.

Bukoshi siç raportonin mediat kishte guxuar t’i akuzonte krerët e UÇK-së, se kishin mundësuar ‘spastrime në mesin e shqiptarëve’, duke filluar me eliminimin e kundërshtarëve politik.

“Të gjithë në Kosovë e dinë, por askush nuk guxon të flasë për këtë”, thoshte ish-kryeministri i kosovarëve të mërguar dhe kryetari aktual i Partisë së Re për Kosovën, Bujar Bukoshi. “Pas luftës u bënë spastrimet më mizore në mesin e shqiptarëve, me pretekstin se ishin “bashkëpunëtorë serbë”, krerët e UÇK-së likuiduan kundërshtarët e tyre politikë, u zgjidhën gjakmarrjet e vjetra, dhe civilët shqiptarë u ekzekutuan nga vetë shqiptarët", shkruante DerSpigel, atë kohë.

Sipas tij, numri i viktimave vlerësohej të ishte mbi një mijë.

Pra, Bukoshi kishte bërë akuza të padëgjuara deri atëherë në adresë të Thaçit.

Mosmarrëveshjet me Rugovën

Konflikti kyç sipas mediave të kohës, ndërmjet Rugovës dhe Bukoshit, kishte ndodhur në vitin 1995, sipas tyre, për shkak të mosmarrëveshjeve për “administrimin e sistemit paralel dhe disponimin e fondeve”.

Por, mediat e huaja nuk e kishin idenë se Bujar Bukoshi po e shkelte Kushtetutën e Kosovës, sipas së cilës Presidenti i vendit, ishte autoritet qendror, dhe që mund ta rrëzonte Qeverinë.

Pas luftës Bujar Bukoshi nuk ishte pjesë aktive e LDK-së.

Bukoshi pas luftës përpiqej ta merrte LDK-në nën kontroll, veçmas, pasi për shkak të kundërshtimeve nga opozita, Rugovës iu kërkua që në respektim të Kornizës Kushtetuese të jepte formalisht dorëheqje nga LDK-ja, për ta mbajtur postin e Presidentit të Kosovës.

Bukoshi me partnerët e tij e kishin ideuar mundësinë e marrjes së LDK-së nga brenda, ose të rritjes së ndikimit.

“Pasardhësi i tij do të vendoset në kongresin e radhës të partisë, që pritet këtë pranverë. Duke paraqitur perspektivën e një partie të re dhe përçarëse, Bukoshi në fakt po e shantazhon Rugovën për ta mbështetur atë për udhëheqjen e partisë”, raportonte IWPRnë mars të vitit 2002.

Por, kur të gjitha përpjekjet e tij nuk dhanë rezultat, ai vendosi ta formonte partinë e tij, Partia e re e Kosovës, shkurt PreK.

Të gjithë e dinin se ai po krijonte parti të re me shpresa për ta ndarë - tkurrur LDK-në, dhe kështu do t’i krijonte ndonjë avantazh të Partisë Demokratike të Kosovës, së Thaçit.

Projekti i tij dështoi, pasi ajo parti u harrua shumë shpejt, pas dështimit katastrofal në zgjedhjet e para lokale.

Por, si duket këtu kanë filluar kontaktet e reja me Hashim Thaçin, për të arritur në ditët kur ai do të harrojë gjithçka ka bërë Thaçi, për ta mbrojtur tashmë në Hagë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat