Analisti flet për sfidat politike që Kosova kaloi në vitin 2021

Politika

Analisti flet për sfidat politike që Kosova kaloi në vitin 2021

Nga: M.H. Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Viti që po lëmë pas ishte i përbërë me shumë zgjedhje.

Në këtë vit u mbajtën zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare, shkruan “Bota sot”.

Kështu qytetarët arritën të kenë ndryshime të mëdha në skenën politike dhe të hynë në vitin 2022 me disa ndryshime të mëdha.

Në lidhje me këtë përmbyllje të vitit 2021, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Leon Duhanaj, i cili u shpreh se ky vit ishte i sfidave mirëpo njëkohësisht ishte një reflektim që të mos biem pre e propagandave të ndryshme ndër vite.

Image
Leon Duhanaj

Sot po përmbyllet viti 2021, një vit i sfidave të mëdha një vit i cili mbi të gjitha u karakterizua edhe si vit zgjedhjesh në vendin tonë. Përderisa zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, u karakterizuan si rezultat reflektimi, në radhë të parë të një shkëputje nga realiteti të shumë akterëve politik ndër vite. E në radhë të dytë si reflektim ndikues të një propagande shterpë por efikase ndër vite. Pra përballja e këtyre dy realiteteve, ndikoj që në ketë rast të fitoj propaganda kundrejt zhgënjimit, e që për fat të keq, as njëra, as tjetra nuk ishin me shumë se sa zgjedhje mes dy të këqijave. Për fat të keq, qeverisjet e mëhershme kishin bërë gabime të pafalshme të cilat kishin sjellë zhgënjim nga i cili qytetarët kërkonin rrugëdalje”, u shpreh ai.

Analisti më tej flet për qeverinë Kurti duke thënë se nuk kanë arritur ende të sjellin ndryshimet e duhura në vend.

Qeveria aktuale dëshmojë mbi të gjitha që nuk ka kuadër të mjaftueshëm dhe pozitat udhëheqëse i mbuloj me militant që në rastin me të butë mund të cilësohen të paeksperiencë gjegjësisht praktikant. Bënë gabime në të gjitha vendimet që sollën, e që për fat të keq shumë të tilla patën ndikim negativ qoftë ndaj shtetit, qoftë ndaj qytetarëve. Përderisa bëjnë deklarata propagandistike për rritje marramendëse ekonomike, kemi rritje reale të skamjes, inflacionit dhe luftës për mbijetesë në mesin e qytetarëve, e mbi të gjitha rritje të zhgënjimit dhe humbje të shpresës për një jetë me të mirë në Kosovë”, thotë analisti.

Ai në fund, përmend zgjedhjet lokale, që sipas tij arritën të sjellin fitues të papritur në disa komuna dhe qytetarët nuk e votuan VV më si parti por kandidatët e zellshëm.

Numri i qytetarëve të cilët braktisin vendin, në kërkim të një jete me të mirë është rritur dukshëm, e po ashtu edhe numri i atyre që përfundimisht kanë hequr dorë nga nënshtetësia a Kosovës. Si rezultat i këtij zhgënjimi të shpejt, në zgjedhjet lokale të nëntorit, qytetarët reflektuan dhe ndëshkuan ketë politikë propagandistike të pafrytshme, VV si parti që kishte mbi 50% brenda pak muajve humbi shumicën, me ç'rast edhe komunat kyçe si Prishtina e Prizreni. Si rezyme do thoja se çdokush që ka menduar që populli është i padieshëm "hanë bari", është mësuar me mirëdhe se kush dëshiron të qeverisë me ketë vend në të ardhmen, duhet të ketë parasysh që këtij populli të stërvuajtur i nevoitet qeverisje profesioniste, e mbi të gjitha e përgjegjshme”, përfundoi Leon Duhanaj, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat