Kush po bashkëpunon me grupet kriminale serbe dhe po e spiunon Policinë e Kosovës?!

Politika

Kush po bashkëpunon me grupet kriminale serbe dhe po e spiunon Policinë e Kosovës?!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 28 dhjetor 2021 Në ora: 08:02
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës po vazhdon përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një numër i shtuar i aksioneve, në të gjithë vendin. Skandalet korruptive si ai me “subvencionet”, rasti “Brezovica”, ndërhyrjet e përsëritura në veri dhe të tjera në luftë për shpërbërjen e krimit të organizuar.

Ishte muaji tetor kur Policia e Kosovës ka intervenuar në veri të vendit për të parandaluar kontrabandimin e mallrave dhe trafiqeve të tjera.

Mirëpo, aksioni i policisë dhe doganës së Kosovës kundër kontrabandimit me mallra shkaktoi ngritje tensionesh në veri të Kosovës, që rezultoi me 6 të lënduar, përcjell “Bota sot”.

Grupet ndërkombëtare të krimit të organizuar serb të orkestruara nga Serbia, filluan t’i nxjerrnin me dhunë në rrugë serbët e atjeshëm, dhe madje duke sjellur edhe qytetarë dhe banditë nga Serbia e Mali i Zi.

Një aksion tjetër që u krye me sukses ishte ai ndaj krimit të përbashkët serbo-shqiptar, në Brezovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat