Vizita e Vuçiqit në Tiranë provokim i Ramës ndaj Kosovës dhe Berishës/ Publicisti nga ShBA tregon se çka mund të ndodhë në protestën e sotme

Politika

Vizita e Vuçiqit në Tiranë provokim i Ramës ndaj Kosovës dhe Berishës/ Publicisti nga ShBA tregon se çka mund të ndodhë në protestën e sotme

Nga: M.L. Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 13:15
Sali Berisha, Edi Rama dhe Vuçiq, foto ilustrim nga "Bota sot"

Gjatë ditës së sotme, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë do të qëndrojë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Vizita do të zhvillohet në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i hapur”.

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka paralajmëruar protestë gjithëkombëtare në kundërshtim të kësaj vizite.

Image
Hafiz Shala

 

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, këtë vizitë e ka komentuar Hafiz Shala, publicist dhe anëtar i Bordit të Ligës qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Shala, i cili në intervistë ka dhënë mendimin e tij personal, ka përmendur Edi Ramën si promotor i idesë së korrigjimit të kufijve bashkë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Edi Kristaq Rama, ishte iniciator, promotor dhe bashkë-autor i korrigjimit të kufijve bashkë më Hashim Thaçi, që për fat të Dardanisë ra poshtë. Populli për ketë e ka një thënie: Dole në pritë për të më vrarë por nuk të shkrepi arma prandaj megjithatë ma ke një gjak borxh. Megjithatë Rama nuk ka të ndalur, ai paralajmëroi takimin më treshen e “Ballkanit te hapur” në Tiranë, pas deklaratës së Berishës duke e paralajmëruar Vuçiqin që mos t’ia mësyjë Tiranes sepse do të ballafaqohet më demonstrata shumë të fuqishme dhe masovike.

Tani, si të shpjegohet kjo. A është sfidë dhe provokim ndaj Berishës ku mund të ketë edhe arrestime, mund të eskalojë situata deri te, ndoshta “arrestimi i tij”. Rama, edhe pas Samitit të dy qeverive ne Elbasan që, teorikisht ishte i suksesshëm posaçërisht në dakordimin e heqjes së kufijve dhe mundësia e qarkullimit nëpër pika kufitare vetëm me incizimin e kamerave pa krijimin e pritjeve të gjata, e shumë iniciativa të rëndësishme”, është shprehur Shala.

Sipas tij, Edi Rama e vazhdon avazin e vjetër në anën e Vuçiqit dhe Serbisë në dëm të Dardanisë.

“Filozofia politike e Edi Ramës është e njëjtë me atë të Enver Hoxhes kur, sipas të vjeterve të cilët atëherë e thoshin se, Dardanisë teshat i prehen në Beograd e i qepën në Tiranë. Kjo mjaft e shpjegon qëndrimin e Shqipërisë që ajo konsiston me qëndrimin e Kryeministrit.

Shala në intervistën për Bota sot ka folur edhe rreth nismës “Ballkani i Hapur” , ku Kosova po refuzon të bëhet pjesëmarrëse.

“Ballkani i hapur” lëviz në skemat ruse! Shtrohet pyetja, pse ndryshoi Shqipëria qëndrimin…? E vërteta diplomatike dhe historike është se në çdo grupim, aleancë apo bashkim rajonal apo sub-rajonal shtetesh, me etiketë ekonomike apo politike, gjithmonë del më i fituar shteti më i fuqishëm. Formatet dhe grupimet subrajonale janë një praktikë e njohur e marrëdhënieve ndërkombëtar edhe Ballkani ka njohur dhjetëra deri te projekti i ri subrajonal serb i “ mini Shengenit ballkanik” apo “ Ballkanit të hapur” deri të “bita serbe”. Si rregull liderët ballkanik kanë kujtesë të shkurtër dhe mbylli. Sytë për para realitetit të dominimit të fuqisë ekonomike, ushtarake dhe demografike në çdo grupim subrajonal ballkanik”, ka shpjeguar ai.

Ai ka theksuar se megalomania diplomatike serbe pretendon se grupimi i ri subrajonal do t’i sjellë shteteve pjesëmarrëse prosperitetin dhe integrimin e shumëpritur, me ndryshimin se tani në vend të integrimit evropian do të kenë integrim serb.

Pas mikrosamitit të Shkupit të 29 korrikut 2021 të krerë e të tre shteteve anëtare të projektit serb, ka një ngutje diplomatike dhe politike drejt integrimit sa më të shpejt subrajonal.

Kjo ngutje ka ngjallur kënaqësi strategjike dhe diplomatike në Moskë, ku Rusia vlerëson se projekti serb “Ballkani i hapur” ka përputhje me planet e Moskës për ndikim në gadishullin ballkanik. Pra Rusia pranon se projekti i shkëmbimit të territoreve, i qarkulluar në vitin 2018 dështoi nga Gjermania, megjithëse ai kishte përkrahjen nga Serbia, Rusia dhe Franca. Pas këtij dështimi, presidenti dhe diplomacia serbe u përpoq të gjejnë rrugë të re për realizimin e objektivave territoriale të projektit të shkëmbimit të territoreve. Prandaj, Vuqiq zgjodhi alternativë. Duke u marrë me organizimin e “ mini Shengenit ballkanik” apo “ Ballkani i hapur””, ka nënvizuar Shala.

Sipas Hafiz Shalës është befasi dhe tragjike për Kosovën dhe Shqipërinë, Tirana “faqe ndërron” duke i marrë Beogradit flamurin minishengenit dhe duke u treguar siç shprehet ai “më katolik se papa”.

“Për ketë ndryshim qëndrimi asnjëherë nuk u dhanë shpjegime. Kryeministri shqiptar, u rreshtua në anën e Serbisë dhe Vuqiqit.

Prandaj, pajtohem plotësisht më qëndrimin e Qeverisë kundër kësaj iniciative e cila nuk është në përputhje më Marrëveshjen e Berlinit”, ka përfunduar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat