Vrasje, dëbime e kontrabandë/ Qarri tregon arsyet pse Kosova duhet t`i gëzohet sanksioneve për bosët e krimit në veri

Politika

Vrasje, dëbime e kontrabandë/ Qarri tregon arsyet pse Kosova duhet t`i gëzohet sanksioneve për bosët e krimit në veri

Nga: A.Z Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 17:42
Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq.

Më 8 dhjetor, autoritetet amerikane thanë se kanë futur në listën e sanksioneve një grup të organizuar kriminal, që përbëhet prej serbëve nga Kosova: Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq.

Një njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i Grupit të Krimit të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.

Lidhur me këtë, analisti politik Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se ndaj këtij veprimi të SHBA-ve, kemi arsye të forta që t’i gëzohemi, madje pas dy dekadash terror dhe vrasje, si dhe në mesin e rrjeteve të krimit në vendet e Evropës, përfshirë këtu edhe prijësin e bandave Veselinoviçin.

“Siç u publikua në mediet vendore e ato ndërkombëtare më 8 dhjetor, Autoritetet e Departamentit të Thesarit të SHBA-ve, njoftuan opinionin se kanë futur në listën e sanksioneve një grup të organizuar kriminal, që përbëhet prej serbëve lokal nga Kosovs, si: Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq, Radulle Steviq etj. Në fakt populli dhe Qeveria e Kosovës, ka arsye të forta ‘ti gëzohet shumë këtij vendimi nga Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-ve, e cila pas rreth dy dekadash terror psikik e fizik si dhe vrasjeve, dëbimeve e kontrabandës së vazhdueshme, përfundimisht këto ditë, në mesin e rrjeteve të shenjëstruara të korrupsionit dhe të krimit të organizuar në disa vende të Evropës, ka përfshi edhe kriminelin dhe prijësin e organizatorin e bandave të veriut, Zvonko Veselinoviq, si dhe grupin e tij kriminal, të njohur për trafikimin e narkotikëve, parave, mallrave dhe armëve nga Serbia në Kosovës, veçanërisht në veriun e vendit tonë”, tha ai.

Tutje shtoi se krimineli serb Veselinoviç njihet si udhëheqës i bandës veriore, dhe krimit të organizuar në Kosovë, i cili ndaloi edhe qarkullimin e shqiptarëve nga jugu në veri të Mitrovicës.

Image
Gani Qarri

Më tej Qarri ka përmendur edhe Radoiçin, gjë që sipas tij, të gjitha veprimet i ndërmerrnin së bashku me Thaçin dhe Haradinajn.

“Për aq më tepër krimineli nga pakica serbe, i lindur në Zveçan të Kosovës, Zvonko Veselinoviq, i cili ishte edhe mik i ngushtë i udhëheqësve më të lartë politik të Kosovës, e konsideron si njihet në gjithë vendin si udhëheqës i bandës së veriut dhe një ndër figurat më famëkeqe të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë i cili i pari, nisi vendosjen e barrikadave mbi urën kryesore të lumit Ibër dhe nga korriku i vitit 2011, ndaloi edhe qarkullimin e shqiptarëve nga jugu në veri të Mitrovicës. Dhe fatkeqësisht ai dhe Milan Radoiçiq, të gjitha këto veprime i ndërmerrnin në koketim të ngushtë me udhëheqësit më të lartë politik e shtetëror të Kosovës, si Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, me të cilët jo vetëm se takohej publikisht, por i vizitonte edhe zyrtarisht në zyrat e tyre shtetërore midis Prishtinës”, theksoi ai.

Ai ka potencuar tutje se thuhet se grupi i Veselinoiçiq dhe Radoiçit së bashku me udhëheqësit shtetëror shqiptar, kanë arritur marrëveshje për futjen e mallrave kontrabandë nga shteti Serb.

“Por, megjithëse në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqësi kryesor i Grupit të Krimit të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë edhe në komunikatën e lëshuar nga Departamenti i Shtetit, thuhet se grupi kriminal me në krye Zvonko Veselinoiqin dhe Milan Radoiçiqin ka kooketuar rregullisht me udhëheqësit më të lartë shtetëror dhe kryetarët e partive kryesore shqiptare, me të cilët ka arritur edhe disa marrëveshje të tipit "quid pro quo", apo (përshtatur në shqip); "nga diçka për secilin", marrëveshje për futjen e mallrave kontrabandë nga Serbia të cilat fatkeqësisht edhe u jetësuan në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2019”, tha ai.

Tutje, Qarri deklaroi se është për habi se si asnjëri nga të korruptuarit e partive politike nuk janë future në listen e zezë.

“Ndaj habit fakti se si asnjëri nga zyrtarët e lartë shtetëror dhe kryetarët e korruptuar të partive politike, nuk u futën në listën e zezë edhe pse, kanë marrë ryshfet dhe kanë lejuar zhvillimin e lirë të kontrabandës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që nga kuislingu Hashim Thaçi e deri te sharlatni politik Ramush Haradinaj, të cilët Veselinoviqin dhe Milan Radoiqiqin, përveçse i prisnin në zyrat e tyre, i shndërruan edhe në bosët kryesor të krimit të organizuar dhe kontrabandës me narkotik, derivate të naftës, tekstil, vetura etj, me të cilët ndoshta kishin marrëveshje,që në këmbim të lejes për kontrabandë ta ndanin fitimin”, ka përfunduar Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat