Deputetja e VV-së flet për Listën e zezë të SHBA-së

Politika

Deputetja e VV-së flet për Listën e zezë të SHBA-së

Nga: A.M. Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 22:02
Shqipe Mehmeti-Selimi

Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë futur në listë të zezë 13 serb nga veriu i Kosovës.

Në këtë vendim të Departamentit të Thesarit të SHBA-së janë sanksionuar nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiqin, biznesmenët nga veriu i Kosovës, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviqin, si dhe Srgjan Vulloviqin, Zhelko, Andrija Bojiqin, Radulle Steviqin, etij.

Në vendimin e publikuar të mërkurën thuhet se këta persona merren me skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, në një prononcim për “Bota sot” , i ka komentuar sanksionet e vendosura nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së ndaj serbëve në veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se Qeveria është e qartë në luftimin e krimit dhe korrupsionit

“Sanksionimi i grupeve kriminale në veri të vendit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është për t'u përshëndetur, Qeveria e Kosovës është e përcaktuar qartë në luftimin e krimit dhe korrupsionit”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Gjithashtu, deputetja e VV-së e ka përmendur edhe aksionet e zhvilluar në veri të Kosovës nga Policia e Kosovës.

“Javë me parë ka pasur aksione të tilla andej, kështu që i takon organeve përgjegjëse të drejtësisë, prokuroreve, në përputhje me hetimet e tyre të veprojnë, qoftë me arrestime apo edhe të ndërmarrin masa tjera të nevojshme”, ka deklaruar Mehmeti-Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat