Zogaj: Bob Dole më vizitoj në komunë, ja porosia e tij vëllazërore

Politika

Zogaj: Bob Dole më vizitoj në komunë, ja porosia e tij vëllazërore

Nga: H.O. Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 21:40
Bob Dole

Pas vdekjes së senatorit amerikan, Bob Dole ka reaguar edhe ish-bashkëpunëtori i Presidentit Rugova, Skender Zogaj.

Zogaj si ish kryetar i komunës së Fushë Kosovës ka kujtuar momentet kur ka takuar senatorin Dole gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe kujton porosinë e tij që e quan vëllazërore.

Zogaj thotë se ‘lajmi i vdekjes së ambasadorit Bob Dole është pikëllues, shumë pikëllues, jo vetëm për shqiptarēt që e kishim përkrahësin më të fuqishëm për mposhtjen e okupatorit serb dhe lirinë e pavarësinë e Kosovës, por edhe për gjithë komunitetet progresive të botës, që mbetën pa njërin nga liderët më të përkushtuar për mbrojtjen e paqes, lirisë, drejtësisë dhe mirëqenies gjithënjerëzore’.

Image
Skender Zogaj

Dole ishte miku i madh i presidentit Rugova që u ndodhë pranë tij edhe në çastet më dramatike, të aplikimit të dhunës ndaj shqiptarëve, duke e shijuar edhe gazin lotësjellës bashkë me shqiptarët në qendrën e Prishtinës. Sa i dashur dhe respektues ishte ndaj nesh, po e theksoj rastin e një vizite të pasluftës, kur duke ardhur nga aeroporti për në Prishtinë, Bob Dole i shoqëruar nga Ibrahim Rugova, duke parë kolonat e qytetarëve që kishin dalur për ta përshëndetur, u ndalën në udhëkryqin e Fushë Kosovës dhe ma dhuruan takimin e paharrueshëm! Presidenti historik i tha se isha kryetar i komunës dhe, Ambasadori më zgjati dorën e me ton vëllazëror më porositi: "Punoni shumë e shumë dhe bëjeni sa më të bukur vendin tuaj, bëjeni sa më tëgëzueshme lirinë për të gjithë!", thekson Zogaj.

Ai thekson se ‘Bob Dole është pjesë e përjetshme e kujtimeve tona më të bukura e më të mira’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat