Ballkani po shqepet

Politika

Ballkani po shqepet

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 10 nëntor 2021 Në ora: 21:10
Zorav Zaev

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, opozita ka fituar bindshëm. Zorav Zaev reagoi duke dhënë dorëheqjen si kryeministër e kryetar i partisë, LSDM.

Zaev në paraqitjen e parë publike pas mbylljes së vendvotimeve, rezultatet e LSDM-së i vlerësoi si një humbje e madhe, dhe si pasojë ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme si kryeministër i vendit dhe si kryetar i partisë.

“Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, ka deklaruar Zaev.

Mirëpo, pavarësisht se ai deklaroi që kjo dorëheqje erdhi si shkas i humbjeve të zgjedhjeve, shumë pak e besuan.

Reagimet qenë të mëdha në lidhje me këtë dorëheqje të papritur për opinionin publik, mirëpo me skenar nga vet Zaevi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat