“Kjo është e vërteta e marrëveshjes në Bruksel”/Analisti tregon se çfarë pritet të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë

Politika

“Kjo është e vërteta e marrëveshjes në Bruksel”/Analisti tregon se çfarë pritet të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: M.H. Më: 1 tetor 2021 Në ora: 20:01
Miroslav Lajçak, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç

Gjatë ditës së djeshme emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë për de-përshkallëzimin e situatës mes të dyja vendeve.

Ne kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar ai në Twitter.

Reagime në lidhje me këtë marrëveshje patë shumë nga opinoni publik.

Ndërsa për “Bota sot”, ka folur profesori dhe analisti politik, Sulejman Mehazi, i cili u shpreh se kjo marrëveshje arriti të krijoj qetësim të situatës mes dy vendeve.

Ai vë në pikëpytje deklaratat e të dy vendeve, ai thekson fjalët e udhëheqësëve të Serbisë duke potencuar që ata po flasin sikur kjo marrëveshje është në dëm të Kosovës e në të mirë të Serbisë.

Image
Sulejman Mehazi

Marrëveshja e delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel më shumë ka të bëjë me qetësime situatash, vetëm për të zbutur nervat politike të udhëheqësve të dy shteteve, të Kosovës e Serbisë, e asgjë më shumë. Prej tre pikave të marrëveshjes në Bruksel vetëm njëra është e qartë, se, njësitë speciale të policisë së Kosovës, të shtunën, më 02.10, 2020 do tërhiqen nga Jarina e Bërnjaku e do zëvendesohet me forcat e KFOR-it. Nuk e dimë cilën palë ta besojmë për marrëveshjen e djeshme të Brukselit, deklaratat serbe apo deklaratat e Kosovës? Në njërën anë ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, thotë: "se me marrëveshjen e re është tejkaluar kriza në veri të Kosovës dhe se tani serbët me këtë marrëveshje mund të lëvizin lirshëm me targa të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës." Më tej deklaratën e ambasadorit serb, Gjuriq, e argumentoi në Nish edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëroi: "se nuk do të ketë heqje të targave serbe, dhe vendosjen targave të përkohshme të Republikës së Kosovës”, u shpreh profesori.

Ndërsa nga ana tjetër ai flet për deklaratën e Kurtit që thotë se kjo marrëveshje nuk është në dëm të Kosovës.

E vërteta dhe e mira e marrëveshjes së Brukselit është, vetem për t'u ftohur gjakrat e provokimet e nxehta të Serbisë dhe Kosovës, u shpreh në fund profesori.

Në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës thotë të kundërtën, se, targat serbe në Kosovë do ju vihet letërngjitëse me simbolin e shtetësisë së Kosovës. Pastaj, kryeministri Kurti nuk tregoi se çfarë do bëhet me rebelët serbë që kanë vënë barikada e kanë bllokuar çdo rrugë?, se a do largohen edhe forcat e mëdha policore e ushtarake, tanket e avionët luftarake serbe nga kufiri i Veriut të Kosovës, nëse njësitë speciale të policisë së Kosovës do largohen nga kufiri pse dhe forcat ushtarake e policore serbe mos të largohen nga kufiri i Veriut të Kosovës. Po, e vërteta dhe e mira e marrëveshjes së Brukselit është, vetem për t'u ftohur gjakrat e provokimet e nxehta të Serbisë dhe Kosovës, megjithatë, problemet e dialogut do vazhdojnë e do vazhdojnë në pa kufi”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat