“E vogël është Serbia për të manipuluar me presidentin e Izraelit”/ Zhgënjehet Vuçiqi nga presidenti izraelit

Politika

“E vogël është Serbia për të manipuluar me presidentin e Izraelit”/ Zhgënjehet Vuçiqi nga presidenti izraelit

Nga: A.SH Më: 11 gusht 2021 Në ora: 20:39
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb një ditë më parë ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e ri të Izraelit, Isar Herzog me të cilin kanë biseduar për bashkëpunim mes dy vendeve.

Mirëpo, presidenti serb gjithashtu ia ka shprehur zhgënjimin Izraelit për njohjen e Kosovës.

Profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se presidenti serb përveç ankesave nuk mund të bëjë asgjë kundër njohjes së Kosovës nga Izraeli.

“Është normale që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pikllueshëm t'i ankohet presidentit të ri të Izraelit, Isar Herzog, për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti hebre i Izraelit. Përveç ankesave asgjë më shumë nuk mund të bëjë Vuçiqi kundër njohjes së Kosovës nga Izraeli, Vuçiqi e diplomacia serbe është e vogël para forcës politike, shtetërore e diplomatike të izraelitëve që kanë sunduar botën”, ka thënë profesori.

Image
Sulejman Mehazi

 

Sipas tij, Serbia nuk mund të ndikojë në shfuqizimin e njohjeve, nuk blihet Izraeli me para.

“Izraeli nuk është shtet i rajoneve të varfra afrikane për të ndikuar Serbia në shfuqizimin e njohjeve të Kosovës, nuk blihet Izraeli me shuma parash e dhuratash që ju jep Vuçiqi e Daçiqi shteteve afrikane për të mos njohur Kosovën. Përveç, ankesave e lotëve asgjë më shumë për Serbinë e Vuçiqit kundrejt Izraelit me rastin njohjes së Kosovës. E vogël është Serbia e Vuçiqit për të manipuluar me presidentin e ri të Izraelit, Isar Herzog, me rastin e njohjes se Kosovës”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat