Publikimi i keqpërdorimeve përmes përgjimeve - flet juristi

Politika

Publikimi i keqpërdorimeve përmes përgjimeve - flet juristi

Nga: A.Z Më: 31 korrik 2021 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme dyshime të forta për keqpërdorime dhe afera korruptive në Prokurorinë e shtetit u bën publike përmes përgjimeve.

Brenda këtyre përgjimeve përmenden emra të lartë të sistemit të drejtësisë duke përfshirë edhe udhëheqës të lartë të këtij institucioni si dhe anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Lidhur me këtë, ka reaguar juristi Muhamet Kemendi, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se drejtësia ka rrëshitur në anën e shkeljeve të rënda juridike. 

Image
Muhamet Kemendi

Kelmendi ka cekur edhe disa organe, që janë baza nga ka pësuar dëme të mëdha prokuroria dhe gjykatat, e që janë KPK-ja dhe KGJK-ja.

“Sistemi i drejtësisë është shumë keqë. Ai ka rrëshitur në anën e shkeljeve të rënda juridike dhe përgjimet e bëra tregojnë një gjendje shumë të rëndë në tërë sistem.

Kryesisht baza e mossistemit juridik të realizimit të Ligjit rrjedhë nga dy organet kryesore të drejtësisë.

KPK dhe KGJK janë organet bazë nga ka pësuar shumë prokuroria dhe gjykatat dëme të mëdha. Kjo, sepse nga këto është diktuar sistemi juridik dhe janë përzgjedhur kryesisht kuafribi ndëgjushem dhe i dëmshëm.

Kështu është krijuar një sistem shumë i dëmshëm dhe shumë jo juridik në Kosovë”, tha ai.

Më tej ka potencuar se shkelje të ligjit tani ka kudo, dhe se gjejnë zbatim vetë sipas rasteve dhe personave me fuqi në shoqëri.

Kelmendi shtoi se baza e gjithë kësaj është Vetting-u, që kapë anët negative dhe kriminale, madje ai thotë se pa Vetting, sistemi juridik nuk ka të ardhme në Kosovë.

“Shkelje të Ligjit ka tash në tërë sistemin.

Bëhen shkelje në prokurori dhe nëpër gjykata, nga ato themelore e deri te Gjykata Kushtetuese.

Ligjet nuk zbatohen në përpikmeri. Ato gjejnë zbatim sipas rasteve dhe personave që kanë fuqi në shoqëri.

Këtej tregohet e domosdoshme intervenimi juridik dhe i gjithanshëm. Jo në ndonjë pjesë të sistemit, por në tërë sistemin, duke ndikuar në spastrimin dhe në përforcimin e shtetit ligjor.

E këtu bazë e kësaj është VETTING-u. Ai i kapë anët negative, ato korruptive dhe kriminale në çdo nivel dhe e krijon tabanin për shtet juridik.

Pa VETTING nuk ka të ardhme sistemi i tërësishëm juridik në Kosovë”, ka përfunduar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat