“Qeveria Kurti e sukseshme në 100 ditët e saj”

Politika

“Qeveria Kurti e sukseshme në 100 ditët e saj”

Nga: M.H. Më: 1 korrik 2021 Në ora: 07:17
Qeveria Kurti

Qeveria Kurti 2 sot ka arritur të mbush 100 ditë që nga fillimi qeverisjes së saj.

Mandatin për qeverisje qeveria e mori më 22 mars pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan “Bota sot”.

Rreth qeverisjes së qeveris Kurti nga opozita patë gjithmonë kritika se nuk arriti të jetë e sukseshme.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Faton Mehmeti për “Bota sot”, u shpreh se qeveria Kurti 2 ka shfqur një trend të tjetër të qeverisjes duke mos keqpërdorur paranë publike.

Ai thotë se këto 100 ditë kanë shfaqur një qeverisje tjetër, më transparente se të kaluarat.

“Qeveria Kurti 2 ka shfaqur një trend tjetër qeverisës në vend, një trend në të cilin paraja publike nuk keqpërdoret.Për 100 ditë janë kursyer 300 milionë euro, që i bie 1 milionë në ditë, duke dëshmuar se qeveritë e kaluara me sa papërgjegjësi e kanë shfytëzuar buxhetin e vendit tonë. Këto 100 ditë kanë shfaqur një qeverisje tjetër, më transparente se të kaluarat, megjtihëse mungon qartësia për disa premtime që kur pritet të realizohen”, u shpreh analisti.

Tutje, ai shton se 100 ditët kanë qenë të sukseshme dhe qeveria Kurti është qeveria më e sukseshme në 100 ditët e para të saja.

“Pra,qeveria s’ka arritur të definoj gjërat, të jetë më transparente me votuesit se kur pritet të realizohen premtimet e dhëna, në cilën periudhë të mandatit katërvjeçar. Për të tjerat mendoj se këto 100 ditë janë të sukseshem, edhe pse mundësitë për 100 ditë të tjera edhe më të mira ekzistojnë. Qeveria Kurti është më e sukseshmja që ka pasu Kosova për 100 ditëtë e para. të saja”, përfundon Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat