Edhe kaq vite do të qëndroj në opozitë PDK, nëse e zgjedh Memli Krasnqin kryetar

Politika

Edhe kaq vite do të qëndroj në opozitë PDK, nëse e zgjedh Memli Krasnqin kryetar

Nga: A.Z Më: 29 qershor 2021 Në ora: 21:38
Memli Krasniqi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar dje kandidaturën për kryetar të ri të këtij subjekti politik.

Në lidhje me këtë kandidaturë ka reaguar, njohësi i çështjeve politike në vend, Krenar Shala. Shala përmes një shkrimi në Facebook, ka paralajmëruar se ardhja e Krasniqit në krye të PDK-së nuk do t’i bëj mirë, madje sipas tij, do t’i vihet i tërë faji për rënien e partisë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se PDK është e zhytur në krime me të cilat kryetari i ri do i ketë si medalje, madje ai thotë se Memli nuk mund të sjell ndryshime, vetëm se do të ndikoj që LVV të jetë në pushtet edhe për 20 vite.

“Është përgjegjësi e madhe për të marrë drejtimin e PDK në këtë situatë të vështirë për të. PDK një parti e zhytur në krime dhe korrupsion, ka mbi supet e veta shumë mëkate, të cilat kryetari i ri do i ketë si medalje në qafë, dhe Memli nuk më duket i përgaditur për të bërë ndryshimin e duhur, përveç vazhdimin e mbrapsht të PDK. Në mendimin tim me Memlin VV do të rrij në pushtet edhe 20 vjet, një person që nuk sjell ndryshim dhe as përspektivë”, potencoi ai.

Më tej ka theksuar se me Memlin në PDK, do të jenë edhe për 20 vite në opozitë, sepse asnjëherë Memli nuk ka dëshmuar suksese, prandaj PDK edhe për shumë kohë do të mbetet në këtë gjendje të tanishme.

“Anëtarët e PDK nuk duhet të gëzohen nëse Memli zgjidhet kryetar, edhe pse për mendimin tim Memli do të tirumfojë në Konventën e 3 korrikut, një vulë e mbetjës në opozitë edhe për 20 vjet të tjera. Memli Krasniqi ka qenë ministër, dhe ka pasur poste të rëndësishme në qeveri, dhe ansjëherë nuk ka dëshmuar ndonjë sukses, përveç skandalit me foton e Nënë Terezës. Memli, është dëshmi se ku është katandisur PDK, dhe me gjasë do të mbetet shumë kohë në këtë gjendje të mjerë”, ka shtuar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat