Zbardhen të pathënat, ja kush po synon ta eliminojë Kurtin nga skena politike – Bytyçi jep emrat e ish-krerëve që dëmtuan rëndë Kosovën

Politika

Zbardhen të pathënat, ja kush po synon ta eliminojë Kurtin nga skena politike – Bytyçi jep emrat e ish-krerëve që dëmtuan rëndë Kosovën

Nga: A.Z Më: 30 maj 2021 Në ora: 21:16
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka paralajmëruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të vihet nën presion të fortë ndërkombëtar, për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Ai ka thënë se në këtë marrëveshje, Kosova do të dalë humbëse, ndërsa Serbia do të fitojë, pasi do t'i jepet autonomi e plotë enklavave serbe dhe veriut. Sipas Maralushës, në marrëveshje do të përfshihet edhe Trepça.

Ai ka thënë se Kurti i ka vetëm dy mundësi: të pranojë marrëveshjen në dëm të Kosovës, ose të dorëhiqet.

Lidhur me këtë, analisti Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se negociatat pas vendimit të GJND-së kanë qenë të dëmshme, saqë ka qenë e pamundur përmirësimi i tyre nga Kurti.

Ai shtoi se hyrja e Thaçit dhe e Mustafës në negociata për asociacionin e komunave serbe i ka dhënë Serbisë mundësi që tani të kërkoj kompromis për marrëveshjen përfundimtare, të cilat e kanë dëmtuar rëndë Kosovën.

“Marrëveshja me Serbinë paraqet një sfidë të jashtëzakonshme për Qeverinë Kurti dhe në përgjithësi për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Negociatatë që janë zhvilluar në mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të GJND-së, para se Kurti të vinte në krye të ekzekutivit, kanë qenë të dëmshme për Kosovën deri në atë nivel sa që përmirësimi i tyre nga ana e Kryeministrit Kurti, për kundër dëshirës tij ka qenë i pa mundur.Hyrja e qeverisë së më parshme Mustafa e Thaçi, në negociata me palën serbe për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë i ka dhënë mundësi Serbisë të kërkoj kopromisë në një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë në dëm të Kosovës”, theksoi ai.

Më tej potencoi se Kurti nuk do e nënshkruaj një gjë të tillë, sepse përndryshe Kosova do të ishte e ndarë me shumicën serbe.

Bytyçi shtoi se qëllimi i opozitë është për ta eliminuar Kurtin nga skena politike. Ai thotë se në fund do të vendos SHBA dhe BE, se si Kosova do të dukej pas marrëveshjes me Serbinë.

Image
Adem Bytyçi

“Unë nuk mendoj se z .Kurti, por edhe as kush tjetër me mend në kokë dhe me kembë në tokë do të pranonte të nënshkruente një Marrvëshje me Serbinë sipas verzionit të ushtarakut Amerikan me origjinë shqiptare, sepse në një rast të tillë Kosova nuk do të ishte shtet, por tokë e ndarë në mes të pakicës serbe dhe shumicës shqipëtare. Unë mendoj se opozita parlamentare në Kosovë, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtare kanë për qëllim për të krijuar rrethana për ta eliminuar nga skena politke Kurtin, sepse përndryshe kurrë më nuk do të mund t'i kethehet pushtetit për shkak të rrethanave që dihen. Më në fund SHBA, do të vendos së bashku me BE-në, se si do të dukej Kosova pas marrëveshjes me Serbinë, pasi që Amerika dhe NATO na kanë çliruar nga fashizmi serbo madh”, përfundoi Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat