“Thikë me dy teha”/ Maxharraj publikon emrat se kush mund të jenë autorët e “dokumentit” famëkeq për shqiptarët!

Politika

“Thikë me dy teha”/ Maxharraj publikon emrat se kush mund të jenë autorët e “dokumentit” famëkeq për shqiptarët!

Më: 30 prill 2021 Në ora: 13:53
"Non-paperi"

Historia e Ballkanit përendimor ishte e dhembshme dhe tragjike.

Kështu e nis një rrëfim prof. Dr. Binak Maxharraj për trojet shqiptare, të cilat sipas tij u copëtuan nga fuqitë e mëdha.

Maxharraj thotë se, në këto toka vazhdimisht kanë vepruar fuqi të ndryshme vrastare, ushtri grabitqare të pameshirëshme për rajonin.

Ai ka folur edhe për dokumentin “non-paper” që trazoi Ballkanin.

Sipas tij, autorë të këtij dokumenti janë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe gazetari Baton Haxhiu.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Ballkani perëndimor historikisht ka qenë vater luftrash e luftimesh në vazhdimësi. Këtu janë shkarekuar luftëra të përgjakëshme midis popujve. Këtu historikisht kurrë nuk janë ndalë lumenjt e gjakut. Këtu nisi Lufta e Parë Botërore, këtu u zhvilluan dy luftra Ballkanike me qëllim të shfarosjes së popujve mes veti, të nisur nga fuqitë e mëdha për lakmi të tokave dhe debimin e popullesiës. Në këto vorbulla luftërash e luftimesh u gjend edhe populli shqiptar cili në këto troje ishte autokton. Shqiptarët e patën fatin e keq kur në këto troje zbritën nga Karpatet bishat e egra serbët një popull pothuajse i egër dhe me ndihmën e Rusisë u ngul me dhunë në trojet shqiptare aty kah fundi i shekullit te 12. Që atëherë në vazhdimësi filluan katrahurat ndaj popullit shqiptar për ta ndjekë nga këto trojet e veta”, thotë ai.

Sipas tij, u zhvilluan shumë luftra, u derdh shumë gjak, u dëbuan dhe u shperngulën me mijëra shqiptar në vendet tjera.

“Sot llogaritet se vetëm në Turqi jetojnë mbi 5 milionë shqiptarë pa kurrfarë të drejtash etnike. Shqipëria etnike u bë copa copa kështu që nga 98 mijë km katror mbetën vetëm 28 mijë sot. Po mos të ishte miku jonë amerikan presidenti Vilson sot as këtë Shqipëri nuk do ta kishim, sepse në samitet e Versajes të Londrës futeshin thikat nga fuqitë e mëdha për coptimin e trojeve shqiptare të cilën gjë edhe ia arritën, çfarë e tregon fakti se Shqipëria Londineze është i vetmi shtet i cili rrethohet me popullësinë e vetë të ndarë me dhunë si në Maqedoninë Veriore, Kosovë, Greqinë, Mal të Zi, etj. Mirëpo, vijëzimi i skicave dhe hartave për Ballkanin Perendimor kurrë nuk u ndalën. Mendohet se kufijt e ish-jugosllavisë duhet të ricaktohën, të ridefinohën”, thekson profesori.

Këto ditë në mediat sllovene është publikuar një dokument i cili pretendohet se është “non-peperi” i kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janshës, sipas të cilit gjoja kufijtë e ish-Iugosllavisë dhe Ballkanit duhet të ridefinohën në baza etnike.

“Në vija të trasha thuhet se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë, por pa Veriun e saj, dhe bashkimi i Republika Sërpska ma Serbinë. Por, pas kësaj letër fantazmë apo ogurzez pathujse nuk qëndron askush, edhe vet i permenduri Jansha nuk e pranon autorësin e saj, as qeveria e Sllovenisë nuk qëndron pas kësaj letre. Këtë lëter “thikë me dy teha”nuk po e paranon as Franca, Gjermania, Italia e askush. Mendoj se pa marrë parasysh iden e këtij “non paperi” zhvendosja e kufijve në Ballkan është një lojë me zjarrin dhe mund të ketë pasoja të paparashikuara për rajonin e më gjerë. Ridefinimin e kufijve e dënoi ashpër edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Por, jam thell i bindur se pas këtij “non-paperi” qëndron Rusia se bashku me Serbinë të lansuara përmes agjenturave të tyre të intelegjencës me qëllim të krijimit të hutis para rinisjes së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Pos, “non-paperit” të parë ku parashihej ridifinimi i kufijve në Ballkanin Perendimor, doli edhe një “non-paper” tjetër i cili mendohet se është përgatitur nga Gjermania dhe Franca si një nismë për përmbylljën e dialogut Kosovë-Serbi. Pikat që përmendën ne këtë “non-paper” dytë franko-gjerman, sipas disa analitikeve por edhe diplomatëve mendohet se janë gati të njëjtat me ato që do të diskutohen në dialog”, shton tutje ai.

Profesori pohon se, në bazët të kësaj fantazme do të krijohet një “distrikt autonom i Kosovës se veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Kisha Ortodokse Serbe do te këtë “status te priveligjuar”, ndërsa siç thuhet Serbia pas ratifikimit të Mareveshjes ligjerisht obliguese “nuk do të pengoj anëtarësimin e Kosovës organizatat nderkomëbetare dhe rajonale”. Por, menjëhërë kanë reaguar diplomatët Gjerman dhe Francez të cilët kategorikisht mohuan të kenë hartuar ndonjë dokument të këtillë. Unë personalisht e perjashtoi perzirjën e Gjermanisë në këtë punë te pist. Mendoj, se “non-paperi” për Kosovën është dokument i Francës, në bashkëpunim me Vuqiçin, Edi Ramën dhe Baton Haxhiun të cilët qendrojnë pas tij në prag të nisjës se dialogut Kosovë-Serbi për më tepër për të krijuar huti në dialog. Por derisa “non-paperi” i parë që kishte të bënte ridifinimin e kufijve në është diçka e pakapshme, sepse edhe përkunder pepjekjeve Vuçiq-Thaqi-Rama për ridifinimin e kufijve kjo çështje është e mbyllur si projekt për ridifinimin e kufijve në Ballkanin Përendimor që do të prodhonte luftëra të reja në këto hapësira, projekt ky qe është hudhur poshtë nga BE dhe Amerika. Por, duhet ndalë pak te termi i perkufizuar në këtë “non-paper” “distrikt autonom i Kosovës së veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës të Kosovës. Kjo do të ishte njësoj si Asociacioni i komunave me shumicë serbe (me kompetenca ekzekutive) të përfolur deri më tani, të cilin na e lanë si kopil te dera Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me të cilin të përballet qeveria Kurti II”, pohon ai.

Megjithatë, sipas tij, dokumenti i mohuar zyrtarisht përfshinë shumë më shumë se kaq.

“Në “non-paper” përdoret termi “Kosova veriore” e jo “Veriu i Kosovës” çfarë nuk është krejtë njësoj. Pastaj shkohet edhe më tutje në këtë ku thuhet se palët, pra Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë edhe ndryshime Kushtetuese. Një formulim i këtillë në këtë “non-paper” është fatal, është tepër i rrezikshëm për Kosovën të cilin liderët e ri të Kosovës në krye më Kurtin as që duhet të lejojnë të diskutohet e lëre më të debatohet, sepse hapja e këtij debati përkon dhe cenon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës i cili nuk lejohet me Kushtetutë”, thotë Maxharraj.

Ai tutje pohon se, derisa Veriu i Kosovës u la në meshirën e Hashim Thaçi i cili për të gjitha këto vite të pasluftës nuk ndërmori asgjë në integrimine plotë të veriut por e la në mëshirën e Vuqiçit.

“Bile Hashim Thaçi i pengoi edhe shqiptarët të këthehën në shtëpitë e tyre pas luftës. Por Thaçi shkoi edhe më larg u pajtua me Vuçiqin që ta ndan Veriun nga Kosova i cili po të mos e gjeti taksirarti në Hagë edhe do ta bënte, sepse ishte një njeri tinxak, i shantazhuar dhe i zënë “rob” me të cilin Vuçiq luante me të. Qeveria Kurti II duhet t’i qaset ndryshe Veriut për ta integruar, jo duke shëtitur në liqenin e Ujmanit, jo duke arrestuar Gjuriqa, jo duke quar në veri policinë për ti vrarë, por duhet Veriu të integrohet me projekte zhvillimore, në investime të mëdha në Veri, në infrastrukturë të cilën nuke bëri Hashim Thaçi i cili nuk investoi asnjë metelik në Veri por e la Vuçiqin të investoj, të ndërtoj rrugë, lagje banesash dhe kështu duke u përfshi gjithnjë e më shumë në Veri, për shkak se atje tani çdo gjë frymon serbisht e asgjë shqip, ku njeriu e ka përshtypjën se është në Serbi e jo në Kosovë, dhe mu për këtë edhe ngulë këmbë që ta merr Veriun si një kompromis për njohjën e Kosovës. Por nuk ia vlenë, sepse vetëm Veriu i Kosovës ka tri herë më vlerë se sa krejt Serbia”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat