"Asgjë nuk është më e rëndësishme se hapësira territoriale e Kosovës", Kelmendi kërkon unitet politik në dialogun me Serbinë

Politika

"Asgjë nuk është më e rëndësishme se hapësira territoriale e Kosovës", Kelmendi kërkon unitet politik në dialogun me Serbinë

Nga: A.Morina Më: 29 prill 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Gjatë vizitës në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se gjatë muajit qershor do të rifillojë dialogu me Serbinë.

Po ashtu, kryeministri ka bërë të ditur se para rifillimit të bisedimeve, gjatë muajit maj do të takohet edhe me partitë opozitare në Kosovë për t’u përgatitur për fazën finale të dialogut.

Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi gjatë një prononcimi për gazetën “Bota sot” kërkoi nga pozita dhe opozita që të mos mbajnë inate, pasi që dialogu me Serbinë kërkon një unitet politik dhe juridiko-shoqërore.

Image
Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi

“Është e domosdoshme arritja e një pikësynimi të përbashkët nga pozita dhe opozita.

Në dialog nuk ka inate dhe mosmarrëveshje. Dialogu në Bruksel kërkon një unitet politik dhe juridiko-shoqëror të të gjithë spektrit politik në vend”, deklaroi ai.

Gjithashtu, Kelmendi tha se partitë politike nuk duhet të shikojnë se cilave ideologji i përkasin atyre majtiste apo djathtiste, pasi dialogu kërkon unitet.

“Këtej nuk ka majtizëm apo djathtizëm, të humbur apo të fituar, dialogu kërkon që në Prishtinë të veprohet në unitet.

Dhe nëse as këtu nuk ka unitet dhe bashkëpunim midis dy palëve, atëherë është diçka psiqikisht jo në rregull me ne”, theksoi profesori.

Në fund, ai kërkoi nga të gjitha partitë politike ta mbrojnë Kosovën nga kërcënimet e ndryshme, pasi asgjë nuk është më e rëndësishme se hapësira territoriale e saj.

“Republika e Kosovës po kërcënohet nga ndikimet e ndryshme, atë duhet mbrojtur dhe kundruall të tjerëve kërkon një unitet të plotë.

Këtu nuk ka asgjë më të rëndësishme për politikën në Kosovë së vetë Republika dhe hapësira territoriale e saj”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat