Anton Quni kandidat për kryetar të LDK-së, analisti jep emrin e vetëm se kush mund ta kthejë fuqishëm këtë parti

Politika

Anton Quni kandidat për kryetar të LDK-së, analisti jep emrin e vetëm se kush mund ta kthejë fuqishëm këtë parti

Nga: N. H Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 22:56
Lidhja Demokratike e Kosovës

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka deklaruar se do jetë kandidat për postin e kryetarit të LDK-së.

Quni e ka konfirmuar kandidaturën, teksa ka thënë se do ta rikthejë votuesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK-së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, duke folur për pretendimet e Anton Qunit, për të qenë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se përkundër se nënkryetari i LDK-së është figurë e pranuar nga elektorati, nuk është personi që mund të kthejë LDK-në te fitoret.

“Në gjykimin tim, ushtaraket asnjëherë nuk janë treguar të zot në politikë, pavarësisht nëse nuk janë korruptuar. Megjithëse, Anton Quni është figurë e pranuar nga elektorati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për momentin nuk e shoh Anton Çunin personin që mund të rikthej LDK-në e dikurshme”, ka thënë Mehmeti.

Tutje, ai ka theksuar se vetëm Vjosa Osmani mund të shëronte plagët që ka Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë kohë.

“Pas zhgënjimit të madh të pësuar nga elektorati dhe simpatizantët e LDK-së me udhëheqjen e deritashme, duhet një figurë pëlqyer nga elektorati i LDK-së për t’u rikthyer përsëri. Nuk e shoh Anton Qunin figurën që mund ta bëjë kthesën e duhur, dhe në këtë sens nuk është i duhuri për momentin. Vetëm Vjosa Osmani mund të shëronte plagët që ka LDK-ja ,të tjerët jo, jo në këtë moment”, ka thënë analisti Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat