Çfarë mendon Fadil Lepaja për ‘studimin’ që doli nga Parlamenti Evropian?

Politika

Çfarë mendon Fadil Lepaja për ‘studimin’ që doli nga Parlamenti Evropian?

Nga: A.SH Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 20:47
Parlamenti Evropian

Para disa ditësh Parlamenti Evropian në bazë të një studimi ka dalë në përfundim se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

Për këtë raport kundër kanë dalë me deklarata si nga LDK ashtu edhe nga PDK.

Analisti politik, Fadil Lepaja, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, me gjitha ngjarjet që kanë ndodh LDK janë gjetur në një situatë tejet të pavolitshme.

“LDK dhe kreu i saj, posaçërisht z. Mustafa, pas zgjedhjeve në SHBA dhe dështimit të Presidentit Trump dhe emisarëve të tij, pas shkuarjes të z. Thaçi në Hagë dhe rënies së pazareve politike rajonale, pas krizës qeveritare dhe zgjedhjeve në Llap, janë gjetur në një situatë tejet të pavolitshme, të pambuluar do të thosha para elektoratit të vet dhe para qytetarëve të Kosovës dhe kjo mund të i kushtojë në zgjedhjet e ardhshme nëse do të vijë deri te ato. Mundësia që Vetëvendosje dhe Albin Kurti të marrin edhe në nivel qendror mbi 50% si duket po i bënë bashkë të gjithë të cilët u lëshuan në aventurën e rrëzimit të qeverisë Kurti, reciprocitetit, fushatës antikorrupsion e cila për herë të parë tronditi oligarkinë e paktë në numër por të plotfuqishme të Kosovës”.

Image
Fadil Lepaja

 

Sipas tij, z. Mustafa me deklarata po rrezikon që po tregohet i gatshëm të konfrontohet edhe me Evropën me një retorikë të pamatur dhe të pa artikuluar.

“Tash kanë mbetur pa ndonjë letër të fortë në zgjedhjet eventuale dhe në mungesë fuqie dhe vullneti për reformë dhe rikthim në vlerat e vërteta të LDK po e ndërron armikun me të “cilin kurrë nuk do të bëjë aleancë” ashtu si kishte vepruar dikur me PDK. Tash në vend të PDK, “armiku” i ri po përkrahet nga Evropa, dhe kreu i ri i SHBA, kështu që z. Mustafa po rrezikon që po tregohet i gatshëm të konfrontohet edhe me Evropën me një retorikë të pamatur dhe të pa artikuluar. Kështu vështirë se e rikthen rolin dhe besimin e LDK te faktori ndërkombëtar pa ndërrime në vet kreun e saj, aq më tepër rrezikon ndërrimin e partnerëve dhe miqve perëndimor të Kosovës të cilët qysh moti i kishte definuar themeluesi i LDK-së, presidenti historik Ibrahim Rugova”, përfundon Lepaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat