Biserko: Trumpi inkurajoi orekset serbe, me Bidenin do të jetë ndryshe

Politika

Biserko: Trumpi inkurajoi orekset serbe, me Bidenin do të jetë ndryshe

Nga: B.S. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 10:25
Sonja Biserko

- Administrata e re e Joe Bidenit do të ketë qasje tjetër ndaj Ballkanit, dhe madje edhe ndaj Serbisë. Trumpi nuk ishte tepër i interesuar për Ballkanin, por sjellja e tij inkurajoi orekset serbe. Serbia arriti të arrijë në Shtëpinë e Bardhë dhe pothuajse të sigurojë ndarjen e Kosovës dhe të ndërhyjë e papenguar në Malin e Zi. Bideni pritet të rinovojë partneritetin me BE-në, veçanërisht kur bëhet fjalë për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Bideni është një nga politikanët e paktë perëndimorë që ka një pasqyrë të plotë në ngjarjet ballkanike të viteve 90, dhe ai ishte shumë i angazhuar në Bosnjë, si dhe në Kosovë dhe Mal të Zi - ka thënë Sonja Biserko, kryetare e Këshillit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi.

Biserko për gazetën "Danas" ka vënë në dukje se një ndryshim i tillë në kontekstin ndërkombëtar i vë Serbinë dhe kryetarin Vuçiq përpara një sfide serioze - nëse do të vazhdojnë ekuilibrimin për të cilin ka gjithnjë e më pak hapësirë ​​për manovrim ose më në fund do të shkojë drejt reformave dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Duke pasur parasysh pozicionin e plotfuqishëm që ai mban, shton ajo, fati i Serbisë është në duart e tij.

Këto komente Biserko i ka bërë duke komentuar politikën e jashtme të Serbisë, të cilët e ka quajtur "dyfytyrëshe". Ndonëse thotë se synon anëtarësimin në BE e marrëdhënie më të afërta me NATO-n, ajo përpiqet të balancojë katër forcat kryesore - Rusinë, Kinën, ShBA-në dhe BE-në, ka thënë Biserko.

Ajo ka kritikuar pjesëmarrjen e kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiqit në Organizatën e marrëveshjes për siguri të përbashkët, organizatë kjo nën ambrellën e Rusisë, duke thënë se kjo është në kundërshtim me orientimin zyrtar të Serbisë për t'u bërë anëtare e BE-së, sepse kjo nënkupton edhe politikën e përbashkët të jashtme.

Daçit në këtë konferencë online i ka falënderuar anëtarët e kësaj organizatë "për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat