Shaqir M. Tetaj - Bota Sot
Shaqir M. Tetaj

Perkujtime

E diel, 22 korrik 2018

Shaqir M. Tetaj

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 00:22
Shaqir M. Tetaj

Vitet kalojnë heshtazi, e neve malli dhe dhembja na rëndon çdo vit e më shumë.

Nuk munde të prisje rrezet e diellit të korrikut të verës së ngrohtë, Ti u nise rrugës pa kthim, gjithçka mbeti aty ku e lamë.

Vazhdojmë të jetojmë me fjalët tua të ëmbla, me dashurinë, zemërgjerësinë dhe guximin tënd Babi.

Ishin këto vlerat që të përkisnin vetëm Ty sepse Ti e doje të vërtetën dhe krenarinë e të qenurit Njeri.

Njerëzit e mëdhenj si Ti nuk lënë pluhur pas vete, por gjurmë të pashlyeshme.

Ti na mësove se si të duam dhe të respektojmë çdo kënd.

Ti ishe dhe do të mbetesh lulja dhe kurora më e çmuara e gjirit në xherdanin e familjes.

Me mallë të përkujtojnë: Bashkëshortja HATA, vajzat VENDONA dhe MARIGONA, Vjena - Austri.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test