Arber Rexhepi

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Arber Rexhepi

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 00:28
Arber Rexhepi

Sot 11 muaj jetët tona ndryshuan nga largimi yt, 11 muaj pa te pare, pa buzëqeshjen tende, pa aromën tende, pa çdo gjë tënden. Sa shpejt ikin këto dite, shpesh here ndalemi e mendojmë se si ishte jeta kur ishe me ne sa te lumtur ishim, ti ishe ai qe na lulëzojë shtëpinë, shpirti yt tani pushon i qete ne parajse  zemrat tona te kujtojnë me mall e dashuri. Ah sa e vështir dhe sa e madhe kjo dhembje, malli për ty vetëm sa shtohet dita ditës me shumë, shpesh here ne orët e vona te natës zgjohemi nga ëndërrat qe shohim me ty i dashur kujtojmë ditët qe ishe me ne.  Çdo here kur mërzitemi për ty vijmë te te vizitojm pran varrit tënd, por ti vetëm na dëgjon e nuk na flet dot, shpirti yt na shikon prej qiellit afer te madhit Zot. Shikojmë yjet kur te mërzitemi dhe themi se atje është ARBERI YN. Ku do qe jemi ku do qe shkojmë me zemrat e vuajtura asnjëherë s’të largojmë. Zemrat tona e njohën dhimbjen e vërtet. Një humbje e rëndësishme është një jetë e tere me dhembje , kështu është jeta jon tash e tutje . Ne familja jote te kujtojmë me mall e me lot ne sy dhe jemi përgjithmonë krenar qe te kishim  Ty për djalë...

Të kujtojmë me mall: Babi Neziri, Nani Mirveti, Motrat Albulena , Albina dhe Agnesa, Vellau Albini, Axhallaret Kadrushi, Shefiku, Arsimi dhe e gjithë familja Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat