Orav: Mbeti e hapur edhe një çështje

Maqedonia

E shtunë, 11 maj 2024

Orav: Mbeti e hapur edhe një çështje

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 11:10
Aivo Orav

Katër partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos në raundin e mbrëmshëm të negociatave kanë arritur marrëveshje për shumë çështje, me përjashtim të një çështjeje, informoi pas takimit euroambasadori, Aivo Orav, pa precizuar se për cilën çështje të hapur bëhet fjalë

“Përfunduam një punë e rëndësishme për të cilën nevojitet shumë kohë. Shumë çështje janë dakorduar, por ekziston edhe një çështje e cila është e hapur, dhe për këtë, për fat të keq, nuk ishim në gjendje të arrijmë marrëveshje, gjegjësisht partitë nuk ishin në gjendje të arrijnë marrëveshje dje. Shpresoj se do të vazhdojmë sa më shpejtë”, deklaroi Orav.

Përfaqësuesit partiak, Artan Grupi i BDI-së, Imer Aliu i PDSH-së, Nikolla Todorov i VMRO-DPMNE-së dhe Radmilla Shekerinska e LSDM-së, pas takimit nuk dhanë deklarata për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat