Arbër Rexhepi

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Arbër Rexhepi

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 00:50
Arbër Rexhepi

Çdo ditë e më shumë e ndjejmë mungesën tënde dhe na shtohet dhembja për Ty ARBER, thonë se koha ikën shpejt por jo atëherë kur ajo shoqërohet nga dhembja, 10 muaj ikën pa djalin, vëllaun, pa më të dashurin tonë të paharruar.

Një humbje e rëndësishme, është një jetë e tërë me dhembje dhe mallë i dashuri jonë, me vete more buzëqeshjen tënde që për ne mbeti si një kujtim i paharrueshëm, në zemrat tona e ndjejmë nje boshllëk dhe nuk mundemi të gjejmë lumturinë që kishim dikur kur ishe edhe TI këtu.

Tani je në qiell engjëll mbrojtës për Prindërit, Motrat, Vëllezërit, Axhallarët dhe gjithë familjen qe le pas.

Je shembull me plot suksese , në jetën qe Ti jetove le një histori të paharrueshme.

Nuk do të harrojmë Ty as edhe një ditë pa të menduar sepse na dhe shumë e shumë kujtime që gjithmonë do të mbeten në zemrat e mendjet tona që mburremi çdo herë i dashuri jonë ARBËR.

Të kujtojmë me shumë mallë e dashuri më i shtrenjti jonë ARBËR: Babi Neziri, Nani Mirveti, Motrat Albulena, Albina, Agnesa, Vëllau Albini, Gjyshja Habibja, Axhallarët Kadrushi, Shefiku, Arsimi dhe e gjithë familja Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat