Avokati i Popullit: Dhuna ndaj gruas, betejë e vështirë që duhet fituar

Shqipëria

E premte, 26 prill 2024

Avokati i Popullit: Dhuna ndaj gruas, betejë e vështirë që duhet fituar

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 16:11
Igli Totozani

Avokati i Popullit, Igli Totozani reagoi sot ndaj videos se filmuar ne Vlore ku nje burre rrihte ish-gruan e tij. Totozani deklaroi se dhuna ndaj gruas është ende një betejë e vështirë, që duhet fituar.

“Pamjet kur një burrë dhunon ish bashkëshorten në sy të fëmijëve janë ngjarje shokuese, të dënueshme si vepër penale, por janë edhe sjellje të pa tolerueshme për çdo shoqëri. Ato demonstrojnë dhunën që ushtrohet në shumë familje shqiptare, që fatkeqësisht në një pjesë të rasteve nuk denoncohet. Drejtësia duhet të flasë përmes ligjit për këtë ushtrues dhune në familje, që nuk heziton të zbrazë instiktet e tij agresive edhe në sy të fëmijëve të mitur”, tha Totozani.

Sipas tij, “gresori I. P. që pamë në atë video shokuese nuk është i vetmi që guxon të dhunojë gratë. Janë shumë gra shqiptare, sot, të cilat jetojnë nën terrorin e dhunës fizike apo psikologjike të burrave të tyre”.

“Ndaj të gjithë së bashku kemi detyrimin të ngrihemi dhe të kundërshtojmë fort këtë model të shëmtuar, që vret dhe sakaton njeriun e pafajshëm, por shkatërron edhe familjen e të ardhmen e fëmijëve”, shprehet Avokati i Popullit, z. Igli Totozani. Sipas tij, shteti duhet të marrë në mbrojtje gruan e dhunuar dhe fëmijët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat