Behxhet Vidishiqi

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Behxhet Vidishiqi

Më: 16 maj 2016 Në ora: 00:20

SOT, MË 16 MAJ, U BËNË 17 VJET PA TY BABA

Kaluan 17 vjet pa ty Baba, por kujtesa dhe malli për Ty do mbesin përjetë. Kaluan vitet, dhembja dhe kujtimi për ju Baba ende janë të ngrohta në zemrat tona. Edhe
pse kaluan kaq shumë vjet, ende ju kujtojmë me mall dhe kujtimi për ju do mbetet përherë në zemrat dhe në mendjet tona.

Me shumë mall të përkujtojnë djemtë: Shkumbini, Emiri me gruan Lenditen nipin tënd të parë Alberoni, mbesa Enea, djali Enisi me bashkëshorten Dafinën dhe mbesat Jara e Nina

SOT, MË 16 MAJ, U BËNË 17 VJET PA TY BABAI IM

Sa shumë me mori malli, sa shumë kohë kaloi.
Pa Ty Baba im i dashur, sa vështirë të jetojë.
Po ta them Babai im, sa shumë jam mërzitur sot.
Edhe kjo pranverë filloi me lot në sy.
Jam përmalluar shumë, të kërkojë me mallëngjim.

Nuk të harron kurrë vajza jote e vetme Getoara që e deshe aq shumë

SOT, MË 16 MAJ, U BËNË 17 VJET PA BASHKËSHORTIN TIM TË DASHUR

Vështirë të mendosh, por edhe më vështir qenka të shkruash për ty, bashkëshort.

Sa e rënd është jeta, sa i hidhur është maji për mua. Ajo ditë e zezë kur mua mu lëndua zemra e shpirti për Ty, por fjalët nuk po kanë forcë ta shprehim dhimbjen që kam për ty. Ti ishe shtylla më e fortë që më mbajte, të ndihemi krenarë, që të patëm!

Të përkujton përjetësisht bashkëshortja Fahrije Vidishiqi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat