Haxhi (Muzli) Cacaj

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

Haxhi (Muzli) Cacaj

Më: 30 janar 2016 Në ora: 07:12

Sot më 30.01.2016, bëhen 2 vite pa Bashkëshortin, Babain dhe Gjyshin tonë të dashur.

Me dashuri dhe shumë mall po e ruajmë kujtimin për Ty. Jemi shume krenar që të patëm, por shumë të pikëlluar që të humbëm.

Baba jonë i dashur, engjulli jonë, ylli i natës e dielli i ditës që na ngrohe fytyrën, sot 2 vite që ndërrove jete në një jetë të re..

Malli për ty s'ka fund , na mungon shumë edhe pse jeta duhet të vazhdoj, Ti je pranë neve përgjithmonë, Babai i jonë.

Zemrën na theve se nuk mund ta shohim fytyrën, nuk mund ta dëgjojmë zërin, eh çka me Bë, duhet ta pranojmë fatin edhe jetën..

U bënë 2 vjet, 730 ditë, asgjë nuk ndryshoi veç sa ky mall po na shtohet, o babë askush nuk mund të na beson sa na mungon.

Të duam shumë, flasim me fjalët tua...Ti je e do të jesh në zemrat tona, në zemrat e nipave e mbesave tua. Engjulli ynë, shpirti i shpirtit tonë, të duam përgjithmonë.

Me mall e lot në sy të përkujtojnë: Nëna Hajrija, vëllezërit me familje, motrat me familje, bashkëshortja Sanija, djemtë Agimi me familje, Blerimi me familje, Bekimi me familje, Muzlija me familje si dhe vajza Cyma me familje, nipat e mbesat si dhe mbarë farefisi Cacaj nga Deçani, Gjermania dhe Zvicra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat