JAHË MULLIQI

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

JAHË MULLIQI

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 10:59

(10.6.1951 - 27.4.2015)

Sot, u bën shtatë muaj pa praninë tënde fizike Jahë…!
Dhe në krahun tim më shumë së herëve të tjera e ndjeva mungesën tënde, sepse dola në sheshin e Haxhi Zekës, e po shkojë të nderojë Gjeneralin Shkëlzën Haradinaj edhe emrin tënd për festën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo kur Ti s’ke munguar asnjëherë. Mos praninë tënde e ndiejmë të gjithë, sepse ishe i rregullt në çdo eviniment: ishe kudo ku ishin të rinjtë (në ngjarje sportive), aty ku ishin burrat (në Kulla e në Kuvend), ku ishin nxënësit (në shkollë), kudo ku kërkohej zgjidhje (ti kishe formulën)…
Sot kur ditët rëndojnë mbi muret e zemrës time pamëshirshëm, kujtimi ndaj teje si shkëmb graniti, mburrja dhe krenaria për vitet e kaluara bashkë po mi përziejnë stinët…!
Por, betimi për të mos harruar kurrë ngjanë në këto bjeshkët përreth.
Andaj, tek po e shkruaj këtë përkujtim nuk di se si në heshtje më erdhi një jehonë zëri-thirrja: duke më tërhequr vëmendjen në cep të krahut (mos u ligështo): hapëro e pa mposhtur se veç Ti m’ke mbetë peng, kështu ma lehtëson këtë brengë…
Ooo s’të harrojë për jetë i dashur shokë…

Të përkujtojnë me mall: shoqja LUTFIJA dhe mbarë familja Mulliqi nga Raushiqi i Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat