NURIJE (RAMA) TURKAJ

Perkujtime

E mërkurë, 08 maj 2024

NURIJE (RAMA) TURKAJ

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:13

1.3.1936 - 6.10.2011

Aq sa ndiejmë mall dhe dhembje që të humbëm, po aq na i kaplon zemrat krenaria që të patëm. Krenaria për virtytet dhe vlerat që ti përfaqësove dhe përcolle tek ne. Në çdo hap tonin ishe pranë nesh. Ishe shkëmb tek, i cili gjenim sigurinë, mbështetjen dhe forcën për ti përballuar sfidat e jetës. Dashuria dhe këshillat e Tua ishin dhe gjithmonë do të jenë frymëzim për ne. Prania jote shpirtërore do të ndihet përherë përmes dashurisë dhe mallit që kemi për Ty. Gjithmonë do të mbetesh e pranishme në zemrat dhe kujtimet tona. Drita jote do të vazhdojë të ndriçojë rrugët tona.

Me mall të kujtojnë: vajzat Serveti dhe Kimeti, reja Florija, nipat Agoni, Driloni, Alberti e Eroni dhe mbesa Albina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat