Mehdi (Hamdi) Olluri

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Mehdi (Hamdi) Olluri

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 13:06

U bënë 4 vite që nuk je më në këtë botë. Koha ndryshon shumë gjëra, por kujtimet dhe ndjenjat nuk shuhen kurrë. Kujtime të shoqëruara nga dhimbja dhe malli si dhe dashuri dhe krenari e pafund. Ne vazhdojmë e jetojmë në praninë e këshillave tua, tingullit të ëmbël të zërit tënd, buzëqeshjes tënde të ngrohtë si dhe madhështisë që ti i falje shtëpisë.

Jo vetëm si baba dhe bashkëshort shembullorë, ti përfaqësojë virtytet që rrallë gjinden sot. Ishe shpirtbardhë, i kuptueshëm, përparimtarë dhe ne e dinim që gjithmonë do kemi dashurinë dhe mbështetjen tënde. Janë këto virtyte që ne, në rrugëtimin tonë në këtë botë, do të na shoqërojnë e të cilat me mburrje do t'i përcjellim si prind.

Të kemi engjëll që na gjendesh pranë në çdo sfidë të jetës. Këtë vit të janë bashkangjitur edhe dy engjëj tjerë, dy vëllezërit e tu, axhallarët tanë, dhe sado e madhe që është dhimbja jonë për humbjen e tyre, na ngushëllon mendimi që ju jeni bashkë si dikur dhe preheni në paqe.

Me mall dhe dashuri të pafund, të përkujtojnë bashkëshortja Xhemilja dhe fëmijët Mirjeta, Mentori, Liridoni dhe Egëzona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat