ESAT (SEFEDIN) PËRGJEGJAJ

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

ESAT (SEFEDIN) PËRGJEGJAJ

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 10:13

Shembull për të mirë ishe gjatë gjithë jetës, i tillë mbete deri në ditën e vdekjes. Gjallërojmë pa Ty, më i dashuri emër, dyzet ditë me plagë në zemër. Mungesa jote përditë e më shumë hetohet, kujtimi për Ty çdo çast na shtohet. Me mall të madh e admirim flitet për Ty, me lot në faqe e prush në gji. Sa t’jemi gjallë s’kemi për t’harruar, shpirti Ynë biro, pastë ndihmën e Zotit në botën e amshuar!

Të kujtojnë me mallëngjim të pashuar dhe krenari: babai Sefedini, nëna Eminja, vëllau Bekimi me Butrintin, motra Diana me bashkëshortin dhe fëmijët, bashkëshortja Hyrija me vajzën Eritën, axhallarët Sadiku, Avdyli dhe Rexhepi me familjet e tyre, halla Fatimja me familje si dhe mbarë farefisi nga Lumbardhi, Peja, Deçani, Prishtina dhe diaspora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat