RRUSTEM (BAJRAM) BRAHIMAJ CYME (TAFË) BRAHIMAJ

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

RRUSTEM (BAJRAM) BRAHIMAJ CYME (TAFË) BRAHIMAJ

Më: 28 maj 2015 Në ora: 11:55

Dhjetë vite, përkatësisht dy vite pa të dashurit tanë

(1.12.1971 - 28.5.2005) (1941- 2013)

O djali im vështirë është që të shkruhet për Ty kujtim
Kam kujtime boll për Ty qe 10 vite.
Jeta paska sprova të rënda sa vet dheu mbi trupin tënd biri im i dashur.

Kurrë nuk ju harrojmë, babai BAJRAMI.

O vëlla kujtime kam boll që kurrë s’të harron baci. Ti bacin e le herët pa i mbushë 33 vite, tash qe dy vite nga kjo botë na iku edhe nëna, e cila nuk mundi ta përballojë vdekjën tënde.

Me mall, baci – SHABANI.

O vëlla edhe unë për 10 vite kam kujtime për Ty. Veç ditën që të pruna të të varrosi me 28 maj ishte e rëndë sa dheu mbi Ty. Çdo ditë fëmijët pyesin ku është axhi. E neve s’kemi çka tu themi. Pas teje Zoti që dy vite e mori edhe nënën tonë të paharruar kurrë.

Gjithmonë ju kujton - vëllau BINAKU

Vëlla qe 10 vite po jetojmë pa ty, pa dashurinë tënde, kurse qe dy vite pa nënën, e cila na la me lot në sy. Kam kujtime të mira për Ju, por qe dora më dridhet kur shkruaj kujtimin. Të pa harruar jeni gjithmonë.

Me mall, Dada-BEGI.

O vëlla, ke motra që qajnë dhe vajtojnë për JU, por unë më shumë kalova jetën në Gjermani si kurbetqare. Tash e 10 vite po jetojmë pa dashurinë tënde, dhe qe dy vite pa dashurinë për nënën tonë. Po më mungoni shumë. Gjithmonë jeni të pranishëm në mendjet dhe në zemrat tona të venitura.

Nuk ju harron Motra SANIJA.

Lajm i zi ishte për mua vëlla 28 maj. Atë datë të mallkuar që të ndau nga ne përgjithmonë nuk e harrojmë kurrë. Dhembja na u shtua kur para dy vitesh nga kjo botë u largu edhe nëna, e cila na rriti dhe na edukoi ashtu si duhet. Malli dhe dhembja u bë edhe më e madhe kur nuk pate mundësi që nënës me ia dhënë lamtumirën e fundit.

Gjithmonë ju kujton, Motra-Shkurta.

Nuk e harroj kurrë 28 majin kur para 10 vitesh na e plagosi shpirtin vdekja e jote e hershme, pa e shijuar mirë jetën. Plaga nuk u shërua. Ajo u hap edhe njëherë me vdekjen e nënës sonë të dashur. Gjithmonë do tu kujtojë më lot në sy.

Të paharruar gjithmonë, Motra-RAZA.

Zemra më dhëmb, dora më dridhet kur shkruajmë përkujtim për Ju të dashurit tonë. Kobvdekja jote me 28 maj la zbrazëti të madhe, e cila nuk plotësohet kurrë. Ike nga kjo jetë ende pa i shijuar 33 pranvera. Edhe vdekja e nënës na i këputi ëndrrat në mes. Por, gjithmonë jam krenare që ju patëm të mirë.

Ju do të jeni pjesë e jetës sonë, Motra- SHQIPJA.

10 vite i mbushe o vëlla që kur u ndave nga më të dashurit e tu. 10 vite ishin të zeza pa Ty dhe praninë tënde. Unë natë e ditë e kujtoj vetëm atë ditë kur erdhe në oborrin e shtëpisë së babës, i mbuluar me qefinin e zi. Vdekja jote e papritur na plagosi rënd. Tash tu bashkua në atë botë edhe nëna, e cila na i shkrumboj zemrat tona. Ti më thoshe vëlla mos me e idhnu kurrë Shqipen. Nuk po mundet të pajtohet ajo e as unë me vdekjen tënde. Nuk po di se çka ti them për ta ngushëlluar sado pak. Edhe vdekja e nënës para dy vitesh na goditi rëndë në shpirt dhe zemra tona. Nuk ju harrojmë kurrë.

Me mall të pashuar, Motra- Halimja me bashkëshortin Shefqetin, nipat Sabiti, Astriti, Edoniti, mbesat Suzi e Jehona nga Treboviqi i Pejës.

Muajin maj shumë e preferoj, por ditën e 28 majit shumë e mallkoj
Se të gjithëve zemrën na hidhëroj
Stinët ndërrohen
gjelbërimi ka ardhë
lulet po lulëzojnë
sot bëhen 10 vite dajë i dashur që nuk mund të të harrojmë

Me mall ju përkujtojnë gjithë jetën: mbesa Suzana me bashkëshortin Ademin dhe me djemtë Tafilin dhe Elvirin nga Zvicra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat