Gyltene Zeneli

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Gyltene Zeneli

Më: 20 maj 2015 Në ora: 10:15

Një vit përkatsisht njëzet e dy ditë pa më të dashurit tanë, motër GYLTENE dhe vlla SHEFQET ZENELI

Jemi krenar që të patëm një NËNË të dashur,të ëmbël, të qeshur. Do t’kujtojmë përgjithmon ty NËNË e dashur që na e dhurove jetën.Të kujtojmë me shumë mall që dita ditës vetëm po shtohet tuajt: Idrizi, Miranda, Ibrahimi, Melisa nga Amerika.

Shumë vështir qenka të shkrujmë përkujtim për ty motër, nuk pritëm që ditët tua të rinis të shuhen kaq shpejt . Do të jesh në zemrat tona derisa t’jemi gjallë.Me shumë mall e lot në sy të kujton vllau Ekremi me familje.

Të patëm gëzimin më të madh më e vogla motër, vdekja që të mori papritmas nuk lejoji që gëzimi jonë të vazhdoj. Ti ishe dritë dhe rreze për familjën dhe rrethin ku jetove, vdekja të ndau nga jeta por jo edhe nga zemrat tona.Me mall të përjetshëm të kujton vllau Bashkimi me familje nga Amerika.

Të patëm më të voglën në familje vdekja jote na goditi më rënd se guri. Në vend që ta shijosh rinin e ti rrisësh fëmijët, TI shkove në rrugë pakthim duke na lënë me lot në sy e zemër të thyer.Me pikllim e lot në sy të kujton motra Xhevahiri me familje.

Shumë vështir na vjen të shkruajmë përkujtim për TY motër, vdekja që të rrëmbeu na I shuajti shpresat që të takojmë edhe një herë.Me lot në sy të kujtonjnë motra Kimeti me familje.

TI që ishe nga më të dalluarat që këtë pjesë të jetës I’a kushtove familjës dhe të tjerve duke I’u ndihmuar në të mirë e në të keq, pikrisht ty motër të rrëmbeu vdekja e hershme.I leht të qoft dheu I Kosoves.Me mall të përjetshëm të kujton motra Igballi me familje nga Amerika

Viti kaloi e malli po shtohet çdo ditë e më shumë, dhimbjën që kam në zemër nuk mund ta shprehi as me fjalë e as me lot.Me mall të pashuar të kujton motra Sala me familje.

Vdekja jote na goditi shumëfish më shumë se plaga e kurbetit që spo na shuhet kurr. Ishe më e vogla e na le shumë herët. As sot, as nesër, as kurr malli për ty nuk do t’shuhet nga zemrat tona.Me mall e lot në sy të kujton motra Fikria me bashkeshortin Agimin, dhe djemt Learti dhe Loriku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat