Prof. SHABAN (ZENUN) MULLIQI

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Prof. SHABAN (ZENUN) MULLIQI

Më: 18 maj 2015 Në ora: 13:23

1953-2014
Vështirë qenka të shkruajmë për Ty, o baba jonë i dashur. Shumë qetë, pa asnjë fjalë, ike nga të dashurit Tuaj. Kishe një zemër të ngrohtë, fisnike dhe bujare, ajo qëndron e heshtur, por kurrë e pa harruar. Virtytet Tua të larta njerëzore gjithmonë do të jenë udhë rrëfim i jetës sonë. Ne mburremi dhe jemi shumë krenarë që ishe prindi dhe bashkëshorti ynë. Kuptojmë se jeta i ka rrugët e veta, andaj mundohemi ta pranojmë se Ti nuk je më në mesin tonë. Por, na besoni se çdo gjë në këtë jetë e ndajmë me Ty, në rast gëzimi, gëzohemi, në rast pikëllimi pikëllohemi si fëmijë duke qarë. Babë, shkove nga kjo botë ashtu siç ishe i mirë për të gjithë, që i njohe dhe të njohën. Na lë kujtime të paharrueshme, të cilat të bëjnë gjithmonë të pavdekshëm në mendjet dhe në zemrat tona.
I lehtë të qoftë dheu!
Me mall të kujtojnë: bashkëshortja Hasimja, djemtë Miloti e Kastrioti, vajzat Mirlinda dhe Florentina nga Gjermania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat