Elheme Sejdiu

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Elheme Sejdiu

Më: 8 maj 2015 Në ora: 08:37

Sot me 8 Maj u bënë një muaj sa një shekull, pa personin me të dashur pa Mamin tonë.

Është shumë vështir të shkruajmë për TY, por më e vështir qenka të jetojmë pa TY.
Ti ishe mbretëresha jonë, pasuria e jetës tonë. Ti gjithmonë je kujdesur për ne, rrite 3 fëmijë si një NËNË e re dhe e vetme pasi babai ynë vdiq 22 vite me parë. Ti u mundove dhe luftove gjithë jetën tënde për të na dhuruar më të mirën që ke mundur, dhe asnjëherë nuk u ndale deri në fund. Jemi krenare që ishim vajzat e tua dhe do te jemi gjithmonë.
Sa shumë do të donim të të kemi pran për te shijuar Pranverën që e ke pritur me padurim, mirëpo tash asgjë nuk ka hijeshi pa ty o Mami jon e dashur.
Vështir të pajtohemi me vdekjen tëndë të hershme, por megjithatë TI nuk vdiqe, TI gjithmonë do të jesh e gjallë në mendjen dhe zemrat tona.
Sa shumë jemi të mërzitura nuk gjejmë fjalë ta tregojmë dhimbjen, këtë e ndajmë vetëm me zotin.
Zoti gjithmonë i merr afër tij njerëzit që do më shumë të ndihen më madhështorë afër tij. Pusho në paqe Mami jonë.

Të përkujtojmë me mall vajzat Malsorja, Shkurta dhe Ardiana me nipat Andi, Edi dhe Leoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat