Have Bruçaj Cacaj

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Have Bruçaj Cacaj

Më: 24 prill 2015 Në ora: 08:32

Sot me 24.04.2015 u bënë 30 ditë pa bashkëshorten nënën dhe gjyshen tonë të dashur

Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen për ty. Ishe shembull i një bashkëshorteje, nënëje dhe gjysheje të përkushtuar e të pashoqe.
Lufta jote e pandalshme 13 vjeçare me sëmundjen e rëndë, është rast unik i dëshirës tuaj për të qenë afër nesh. Ti mbetesh gjithmonë në kujtesën tonë ashtu siç ishe, e dashur, e ndershme, e urtë dhe punëtore.
Ti nuk je fizikisht në mesin tonë, por në shpirtin dhe mendjen tonë je përjetësisht. Urtia, këshillat dhe karakteri juaj mbetet udhërrëfyes për ne.
Zoti ju bekoftë engjëlli ynë.

E përkujtojnë: bashkëshorti Arifi, vajzat Goneta, Albesa, Qëndresa, djemtë: Graniti e Kreshniku, reja Shqipja si dhe nipërit dhe mbesat që u rritën në prehrin tënd të dashur! Dhe mbarë familja Cacaj nga Deçani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat